Opinion 22 October 2025, 11:48 Nga VNA

Jean-Paul Sartre, filozofi që refuzoi Çmimin Nobel në Letërsi për të mbetur i lirë nga çdo autoritet

Ndaje në Whatsapp
Jean-Paul Sartre, filozofi që refuzoi Çmimin Nobel në

Nga Gjergj Erebara

Jean Paul Sartre ishte i pari fitues i cili vulllnetarisht refuzoi Çmimin Nobel në Letërsi. Sartre u shpall fitues më 1964, por deklaroi se ai gjithmonë pati refuzuar nderimet zyrtare, si p.sh., ai pati refuzuar një medalje të ofruar nga qeveria e Francës për rolin e tij si pjesë e rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Dekada më vonë, partnerja e Sartre, Simone de Beauvoir, dha një shpjegim pak më të komplikuar se sa ky për refuzimin, kur e cilësoi dhënien e Nobelit si njëfarë komploti që synonte të portretizonte Sartre si pjesë e elitës, shkrimtar të vlerësuar, pavarësisht aktivitetit të tij politik kontrovers, i cili i pati shpëtuar vetëm dy vite më parë një atentati me bombë, supozohet, për shkak të mbështetjes për pavarësinë e Algjerisë.
Ka pasur vetëm një rast tjetër refuzimi, ai i Boris Pasternak më 1958. Në këtë rast, shkrimtari rus refuzoi pasi "u konsultua" të mos e pranonte nga autoritetet sovjetike.
Sartre mori Çmimin Nobel me motivationin: "për punën e tij e cila, e pasur me ide dhe e mbushur me frymën e lirisë dhe kërkimit të së vërtetës, ka ushtruar ndikim të gjerë në epokën tonë.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme