Opinion 26 February 2026, 11:24 Nga VNA

Financimi i iftarëve nuk mjafton: Komuniteti musliman ka nevojë për dije, arsim dhe zhvillim afatgjatë, jo vetëm për ndihma simbolike

Ndaje në Whatsapp
Financimi i iftarëve nuk mjafton: Komuniteti musliman ka nevojë

Nisma e një ambasade të një shteti arab për financimin e iftarëve në Shqipëri, e trumpetuar si arritje e pashembullt, ngre një pyetje serioze: a konsiderohen muslimanët shqiptarë vetëm si stomak që duhet mbushur, apo si shoqëri që ka nevojë për zhvillim të plotë kulturor, arsimor dhe intelektual?

Askush nuk e mohon vlerën e iftarit si akt solidariteti dhe afërsie sociale, sidomos në muajin e Ramazanit. Por kur ky financim bëhet pothuajse forma kryesore e prezencës dhe ndikimit, duke lënë pas dore investimet në kulturë, art, edukim, libra, institucione dhe zhvillim të mendimit, atëherë kemi një problem serioz orientimi.

Muslimani shqiptar nuk ka nevojë vetëm për ushqim në mbrëmje. Ka nevojë për dije, për institucione serioze, për mbështetje në arsim, për botime cilësore, për ruajtje dhe zhvillim të identitetit kulturor. Ka nevojë për mendje të ushqyera, jo vetëm për bark të mbushur.

Reduktimi i kontributit në iftarë krijon një perceptim të gabuar dhe madje fyes: sikur komuniteti musliman këtu ka nevojë vetëm për ndihma momentale dhe jo për investime afatgjata që ndërtojnë një shoqëri të shëndoshë. Kjo është një qasje e cekët, që nuk i shërben as dinjitetit të njerëzve dhe as të ardhmes së komunitetit.

Nëse ka vërtet interes për të ndihmuar, atëherë fokusi duhet të zhvendoset nga tavolinat e iftarit tek bibliotekat. Nga ushqimi i një nate tek edukimi i një brezi. Nga simbolika tek ndikimi real.

Sepse një shoqëri nuk ngrihet me iftarë. Ngrihet me dije, kulturë dhe vizion.

Marrë nga faqja e facebook e Saimir Ismaili

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme