Opinion 1 November 2025, 20:39 Nga VNA

Ermal Hasimja: “Fatos Nano ishte kryeministër i një qeverie të korruptuar – dita e zisë i përket vetëm familjes dhe PS-së”

Ndaje në Whatsapp
Ermal Hasimja: “Fatos Nano ishte kryeministër i një qeverie

Nga Ermal Hasimja


Fatos Nano ishte kryeministër i një qeverie të korruptuar. Qeverisja e tij i solli Shqipërisë shumë më pak sesa duhej nga pikëpamja e zhvillimit dhe integrimit. Ai vuri themelet e sistemit klientelist që Rama përsosi.
Nano nuk kishte ndonjë politikë kombëtare koherente e as ishte patriot: mund të takonte Milosheviçin kur ky ishte një parià dhe pastaj të ndihmonte UÇK-në kur ajo nisi të respektohej nga bashkësia ndërkombëtare.
Nga perspektiva historike ai mund të jetë më i mirë se Ramiz Alia apo Edi Rama dhe mund të ketë sjellë frymë më liberale në PS, por sigurisht nuk ishte kryeministër i mirë për Shqipërinë.
Ngushëllime familjes dhe PS-së, por dita e zisë është e gjitha e tyre.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme