Opinion 24 December 2025, 21:32 Nga VNA

Elisa në botën e çudirave

Ndaje në Whatsapp
Elisa në botën e çudirave

Nga Bardhyl Zaimi

Zonja Spiropali, kur e vizitoni Maqedoninë e Veriut, ju mbi të gjitha vizitoni edhe një gjeografi shqiptare, një histori politike dhe kulturore, një demografi historike autentike dhe jo ndonjë topos kurtuazie diplomatike, që mund të testojë aftësi retorike të klishetizuara. Një diskurs “barazimtar” reciprociteti pakicash kombëtare dhe komunitetesh, është thjesht një huqje e madhe në radhë të parë historike dhe kulturore. Pavarësisht me çfarë koncepti e ndërlidhni këtë “delikatesë” diplomatike, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përtej formulimeve politike mbeten popull me trajektore historike autentike dhe me një shtrirje demografike që në asnjë rast nuk mund të përpjestohet në definime “minoritetesh”.

Gafe politike dhe diplomatike ka pasur dhe do të ketë, por kur gafet pasqyrojnë një padije themelore, që servohet si elegancë diplomatike, ky fakt marramendshëm shtron dilema të mëdha. Ministrja e punëve të jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, ka ngatërruar keqas të pangatërrueshmen me diskurs “reciprociteti”, duke barazuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, me një pakicë numerikisht shumë të vogël maqedonase në Shqipëri.

Zonja Spiropali, para se të vinte në Maqedoninë e Veriut, është dashur që të përgatitet minimalisht për realitetin demografik, politik dhe kulturor të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, sepse çdo fjalë në gojën e një ministreje të jashtme merr peshë dhe reflektim në një kontekst të caktuar. Edhe pse nuk është hera e parë e përcpetimimit të shtrembëruar politik mbi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sidoqoftë, një vizitë e këtillë e nivelit të lartë, në asnjë rast nuk ka guxuar që të shkallojë në një diskurs dhe koncept padije të skajshme, që realisht shpërfaq një pakujdesi të jashtëzakonshme, por edhe mungesë sensi për të konsultuar njerëz që i njohin mirë realitet në Maqedoninë e Veriut.

Zonja Spiropali, ka vizituar Maqedoninë e Veriut, dhe mirë ka bërë që e ka vizituar, por në gjithë hijeshinë dhe delikatesën e kësaj vizite diplomatike, është dashur që të përbrendësojë edhe dimensione tjera mbi shqiptarët e Maqedonisë, që ndërlidhen me trajektoren historike dhe demokrafike, politike dhe kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Diskursi i “reciprocitetit”, tregon për mungesë elementare të njohjes të realiteteve të këtushme, që tashmë janë shkruar dhe rishkruar me mijëra herë nga intelektualët e këtushëm.

Zonja Spiropali, kur e vizitoni Maqedoninë e Veriut, ju mbi të gjitha vizitoni edhe një gjeografi shqiptare, një histori politike dhe kulturore, një demografi historike autentike dhe jo ndonjë topos kurtuazie diplomatike, që mund të testojë aftësi retorike të klishetizuara. Një diskurs “barazimtar” reciprociteti pakicash kombëtare dhe komunitetesh, është thjesht një huqje e madhe në radhë të parë historike dhe kulturore. Pavarësisht me çfarë koncepti e ndërlidhni këtë “delikatesë” diplomatike, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përtej formulimeve politike mbeten popull me trajektore historike autentike dhe me një shtrirje demografike që në asnjë rast nuk mund të përpjestohet në definime “minoriteti”.

Se si na definojnë tjerët kjo gjithnjë mbetet çështje e tyre, por kur ti vetë e definon veten si minoritet, pa pasur idenë se çfarë janë realitetet e këtueshme dhe si interpretohen vazhdimisht nga mendjet e reduktuara, kjo do të thotë se ndodhesh në një përallë të bukur të tipit të “Liza në botën e çudirave”, sado që përpiqesh ta mbështjellësh me celofon diplomacie.

Mbetet shumë e rëndësishme që zonja Spiropali, brenda kohës të reflektojë dhe të ridimensionojë gjithë konceptin e saj mbi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe gjithsesi para vizitave diplomatike të konsultohet me njerëz që i dinë rrethanat, që mund t’i japin informacione të vlefshme, të vërteta, që përshkojnë një realitet të pakontestueshëm të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

 

Lexo gjithashtu

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme