Opinion 17 November 2025, 17:47 Nga VNA

Edvin, bëje shëndetësinë me lekë se falas na griu nga lekët

Ndaje në Whatsapp
Edvin, bëje shëndetësinë me lekë se falas na griu nga
Agim Xhafka

Nga Agim Xhafka

U zgjova me një sy të skuqur. Normal që kushdo stresohet në raste të tilla. Do shkoj te okulisti, vendosa. Dhe meqënëse shëndetësinë e kemi falas shkova te ambulanca e specialiteteve. Nxora letërnjoftimin, i thashë moshën dhe adresën, që më mbulon kjo ambulancë dmth e po prisja vazhdimin.

-Ku e ke rekomandimin e mjekut të familjes?-pyeti goca te informacioni.

-Ja,-i thashë dhe i tregova syrin. Besoja se qe rekomandim bio.

-Pa rekomandim nuk e bën dot vizitën!

U mënjanova se rradha pas meje qe sikur po shiteshin biletat e “Këngës Magjike” të Gjebresë. S’kisha ç’bëja. Shkova te lagja ime, te mjeku i familjes. Eca dy km mes borijeve dhe ajrit të helmuar. Por mjeku nuk qe atje. Askush s’dinte as kur vinte. U çapita sërish 2 km e prapë te ambulanca e specialiteteve.

-S’ke gjë në vijë pa rekomandim.

Kjo fjali sërish. U ngjita lart, katet dingaz me hallexhinj. Pasi mësova ku qe okulistika u drejtova atje. Po u lutesha njerëzve të më hapnin rrugë se për ters qe në fund të korridorit. Sa u afrova pashë që brenda ditës sikur tre mjekë të qenë nuk përballonin fluksin. Dola sërish. Mbase është skuqur dhe syri tjetër nga lodhja e sorrollatja, i thashë vetes. Sa dola në rrugë djathtas ma bënte me shenjë spitali gjerman i syrit, përballlë klinika “Zoja e këshillit të mirë”. Shkova te i pari. Kreva punë për dhjetë minuta. Pagova normal, por fat se qe ditë ofertash. Po shkoj dhe te kjo përballë, të verifikoj diagnozën. Njësoj më thanë dhe atje. Te farmacia mora një shishe me lëng nuk di si quhet. Hodha tre pika në shtëpi e ndërkohë më erdhi si lodhje, më këputi sorrollatja për kilometra. Eh, të qe me lekë do kisha harxhuar më pak, thashë e m’u kujtua Berti që operoi tëmthin. Te shtetërori.

-Më grinë,-tha-Të gjithë donin. Afër 3 mijë euro pagova.

-Unë te Salus, te privati për 2 mijë e operova tëmthin,-tha Naqja.

O Edvin, bëje me lekë shëndetësinë se kështu falas nga griu. Por dhe na la pa dinjtet, rrimë si hallexhinj para çdo doktori, infermieri a sanitari. Nxito, Edvin!

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme