Opinion 19 September 2025, 20:50 Nga VNA

Abdi Baleta, zemra që rrahu vetëm për kombin!

Ndaje në Whatsapp
Abdi Baleta, zemra që rrahu vetëm për kombin!

Nga Genc Sejko 

Sot, në moshën 84-vjeçare, Abdi Baleta ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij. Lajmi i ndarjes nga jeta i këtij personaliteti të shquar është një humbje e madhe për familjen, miqtë, por mbi të gjitha për kombin shqiptar.

Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar njeriun që ishte Abdi Baleta. Ai ishte një intelektual i rrallë, një patriot i palëkundur dhe një politikan me integritet të lartë, cilësi që sot janë gjithnjë e më të rralla. Në udhëkryqet më të vështira të historisë sonë moderne, Baleta ishte zëri i arsyes, njeriu që ngriti lart kauzën kombëtare dhe mbrojti me vendosmëri interesin e shqiptarëve kudo që jetonin.

Si diplomat, mendimtar dhe analist, ai mbeti gjithmonë i pakompromis në parimet e tij. Zëri i tij kumbonte jo për interesa personale, por për të ardhmen e kombit. Ai ishte avokati ynë më i mirë, një zë kritik, por gjithmonë i drejtë. Shembulli i tij si njeri publik është model i pastërtisë, dinjitetit dhe besnikërisë ndaj së vërtetës.

Me largimin e tij, Shqipëria humb një mendje të ndritur dhe një zemër të madhe, por trashëgimia e tij intelektuale dhe morale do të mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme