Lifestyle 29 November 2025, 22:12 Nga VNA

Zbulim i ri shkencor: macet shtëpiake mbërritën në Europë vetëm 2.000 vjet më parë të sjella nga romakët

Ndaje në Whatsapp
Zbulim i ri shkencor: macet shtëpiake mbërritën në

Një studim i ri i drejtuar nga dy shkencëtarë italianë, Claudio Ottoni dhe Marco De Martino nga Universiteti Tor Vergata në Romë, ka rishkruar historinë e maces shtëpiake, duke hedhur poshtë teoritë e vjetra për origjinën e tyre në Europë gjatë Neolitikut. Analizat e thelluara të 87 genomeve të maceve antike dhe moderne tregojnë se macet shtëpiake mbërritën në kontinent vetëm rreth 2.000 vjet më parë, të transportuara nga romakët gjatë zgjerimit të Perandorisë.

Origjina e tyre është shumë më e largët dhe më e ndërlikuar se mendohej.

Egjipti dhe Afrika e Veriut rezultojnë qendra themelore të kësaj historie, pasi macja shtëpiake moderne Felis catus rrjedh nga macja e egër afrikane (Felis lybica) – e nderuar, e portretizuar dhe e shenjtëruar për mijëra vjet në qytetërimin egjiptian. Nga brigjet e Nilit dhe nga Afrikën e Veriut, macet u përhapën përgjatë Mesdheut, përfshirë porte dhe rrugë tregtare që romakët më vonë i përdorën për t’i sjellë në Europë, ku shërbenin si “aleate” të pazëvendësueshme kundër brejtësve në magazina, anije dhe qytete.

Studiuesit zbuluan edhe një tjetër kapitull të rëndësishëm: shumë kohë përpara ardhjes së maceve të sinjalizuara si “shtëpiake”, një popullatë e maceve të egra afrikane ishte futur në Sardenjë në mijëvjeçarin e parë p.e.s. Kjo linjë ka mbijetuar deri sot dhe është gjenetikisht e dallueshme nga popullatat e tjera.

Një kërkim paralel i botuar në Cell Genomics shton se macet e domestikuara mbërritën në Kinë vetëm 1.400 vjet më parë, të sjella nga tregtarët e Rrugës së Mëndafshit. Para kësaj kohe, komunitetet e lashta aziatike bashkëjetonin për mijëra vjet me felinë të egër lokale, por pa një proces të vërtetë domestikimi.

Të gjitha këto prova tregojnë se domesticimi i macjes nuk ishte një ngjarje e vetme dhe e qartë në një vend të caktuar, por një proces i gjatë, i fragmentuar dhe shumëqendror, i lidhur ngushtë me lëvizjet njerëzore, tregtinë dhe kontaktet kulturore.

Një histori mijëravjeçare që flet po aq për udhëtimet e njerëzve, sa për kafshën që sot konsiderohet një nga shoqërueset më të dashura të jetës urbane.

 

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme