Lifestyle 21 October 2025, 11:05 Nga VNA

Vdes në Stamboll pas një operacioni liposuksioni, sipërmarrësja italiane Milena Mancini

Ndaje në Whatsapp
Vdes në Stamboll pas një operacioni liposuksioni,

Milena Mancini, sipërmarrëse italiane 56-vjeçare, ka ndërruar jetë në Stamboll pas 20 ditësh në terapi intensive në Spitalin Universitar, pas një komplikacioni të papritur gjatë një operacioni liposuksioni që konsiderohej rutinë. Sipas informacioneve të paqarta ende zyrtarisht, ajo mund të ketë pësuar një dëmtim aksidental të stomakut gjatë ndërhyrjes.

Milena ishte vajza e industrialistit Alvaro Mancini, një prej themeluesve të Indexa SpA, dhe kishte dy vajza. Motra e saj, Rita Mancini, është biologe e njohur në Universitetin La Sapienza në Romë.

Konsullata italiane në Stamboll ka qenë në kontakt me familjen që nga shtrimi në spital më 18 shtator dhe pas lajmit të vdekjes ka kërkuar shpjegime nga spitali për të sqaruar shkaqet e përkeqësimit të papritur.

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme