Lifestyle 8 May 2026, 11:59 Nga VNA

“Të qenit njeri ndihmon”: A kanë ende të ardhme përkthyesit europianë në epokën e AI?

Ndaje në Whatsapp
“Të qenit njeri ndihmon”: A kanë ende të ardhme

Përkthyesit në Europë po përballen me një krizë të re, ndërsa inteligjenca artificiale po ndryshon me shpejtësi industrinë e përkthimit dhe po ul ndjeshëm kërkesën për punën njerëzore.

Një sondazh i fundit në Francë tregoi se 79% e përkthyesve besojnë se AI rrezikon të zëvendësojë një pjesë ose të gjithë profesionin e tyre. Në Britani, 84% e përkthyesve thanë se presin ulje të kërkesës dhe të pagesave për shkak të teknologjisë së re.

Përkthyesja Laura Radosh nga Berlini thotë se dikur merrte rreth katër oferta pune në muaj, ndërsa tani mezi merr një. Shumica e tyre janë punë “post-editimi”, ku përkthyesi korrigjon tekstin e prodhuar nga makina.

“Post-editimi më merr po aq kohë sa përkthimi nga e para,” thotë ajo, ndërsa pagesat janë shumë më të ulëta se më parë.

Megjithatë, përkthyesit dhe studiuesit argumentojnë se inteligjenca artificiale vazhdon të ketë probleme serioze me kontekstin, stilin dhe emocionin njerëzor.

Një rast i përmendur në artikull lidhet me një libër akademik mbi Marksin, ku sistemi DeepL përktheu gabimisht fjalën “Capital” si “kryeqytet” dhe jo si “Kapitali”, duke krijuar rezultate absurde.

Përkthyesja britanike Katy Derbyshire thotë se AI nuk arrin të kuptojë dialogun dhe emocionin njerëzor.

“Trupi im ka përjetuar dhimbjen dhe gëzimin që letërsia përpiqet të përcjellë. Unë e kuptoj çfarë bërtet dikush kur godet gishtin te krevati. Një algoritëm nuk e kupton,” shprehet ajo.

Ekspertët thonë se përkthimi letrar mbetet më i mbrojtur se përkthimi teknik, pasi autorët dhe botuesit po vendosin gjithnjë e më shumë klauzola që ndalojnë përdorimin e AI në përkthime.

Megjithatë, frika më e madhe e përkthyesve nuk është vetëm teknologjia.

“Nuk kam frikë nga AI, sepse e di që nuk mund të bëjë atë që bëj unë,” thotë përkthyesja danezo-gjermane Marieke Heimburger. “Kam frikë nga njerëzit që besojnë se AI mund ta bëjë punën time.”

Video

“Bëhen natën, harrohen ditën.” Pas dhunës brutale të policisë ndaj të rinjve, Edi Rama u zgjua edhe këtë mëngjes me idenë se mund të bëjë dialog.

Aleksandar Vuçiç zgjodhi këngët dhe vallet për t’u përshëndetur me punonjësit e Presidencës së Serbisë, përpara dorëheqjes nga posti. Ai shfaqet duke kënduar dhe kërcyer me bashkëpunëtorët gjatë një pritjeje lamtumire.

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme