Lifestyle 6 May 2026, 20:25 Nga VNA

Studimi: Si e ndryshon atësia trurin e burrave. Kur bëhesh baba je më pak agresiv dhe më i lidhur me foshnjat

Ndaje në Whatsapp
Studimi: Si e ndryshon atësia trurin e burrave. Kur bëhesh baba je

Kur bëhen baballarë, burrat nuk ndryshojnë vetëm stilin e jetës, por edhe trurin. Studime të shumta shkencore tregojnë se atësia shkakton ndryshime biologjike dhe psikologjike që i bëjnë meshkujt më të kujdesshëm, më empatikë dhe më të përfshirë në kujdesin ndaj fëmijëve.

Sipas studiueses Sarah Blaffer Hrdy, autore e librit “Father Time”, burrat zhvillojnë një prirje mbrojtëse ndaj foshnjave, shumë të ngjashme me atë të nënave. Kur mbajnë në krahë të porsalindurit, si te nënat ashtu edhe te baballarët rriten nivelet e oksitocinës dhe prolaktinës – hormone që forcojnë lidhjen emocionale dhe krijojnë ndjesi mirëqenieje.

“Bërja baba nuk është vetëm një ngjarje sociale apo kulturore, por një proces i thellë biologjik dhe psikologjik”, shpjegon Antonio Vita, president i Shoqatës Italiane të Psikiatrisë dhe profesor në Universitetin e Brescias.

Studimet tregojnë gjithashtu se burrat me fëmijë kanë nivele më të ulëta testosteroni krahasuar me ata pa fëmijë. Madje, sa më i ulët testosteroni, aq më shumë babai priret të përfshihet në kujdesin ndaj foshnjës. Një studim i Universitetit Emory në SHBA zbuloi se testosteroni dhe vasopresina – hormon i lidhur me agresivitetin – fillojnë të bien që gjatë shtatzënisë së partneres.

Në të njëjtën kohë, baballarët që kalojnë më shumë kohë me fëmijët kanë nivele më të larta oksitocine, e njohur si “hormoni i dashurisë”.

Sipas ekspertëve, përfshirja aktive e babait që në shtatzëni sjell përfitime reale: përmirëson mirëqenien e nënës, forcon lidhjet familjare dhe ndikon pozitivisht në zhvillimin psikofizik të fëmijës.

Disa studiues e krahasojnë tranzicionin drejt atësisë me adoleshencën, një tjetër periudhë ku truri përshtatet me sfida dhe role të reja. Meshkujt që ndihen më të lidhur me foshnjën ose planifikojnë të marrin leje prindërore shfaqin ndryshime më të mëdha në tru.

Megjithatë, debati mbi rolin e babait dhe nënës mbetet i hapur. Pedagogjisti italian Daniele Novara argumenton se lidhja primare mes nënës dhe foshnjës mbetet e pazëvendësueshme, sidomos gjatë vitit të parë të jetës, ndërsa roli i babait bëhet më i rëndësishëm në fazat e mëvonshme të rritjes.

“Baballarët nuk duhet të jenë thjesht ‘pelushë’. Ata duhet të ndihmojnë në edukim, të vendosin kufij dhe t’u japin fëmijëve kurajën për të përballuar jetën”, thotë ai.

Video

“Bëhen natën, harrohen ditën.” Pas dhunës brutale të policisë ndaj të rinjve, Edi Rama u zgjua edhe këtë mëngjes me idenë se mund të bëjë dialog.

Aleksandar Vuçiç zgjodhi këngët dhe vallet për t’u përshëndetur me punonjësit e Presidencës së Serbisë, përpara dorëheqjes nga posti. Ai shfaqet duke kënduar dhe kërcyer me bashkëpunëtorët gjatë një pritjeje lamtumire.

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme