Lifestyle 7 May 2026, 09:47 Nga VNA

Sting: T’u lësh fëmijëve pasurinë trashëgimi është abuzim

Ndaje në Whatsapp
Sting: T’u lësh fëmijëve pasurinë trashëgimi

Sting ka rikthyer debatin mbi trashëgiminë dhe pasurinë familjare, duke deklaruar se nuk ka ndërmend t’u lërë fëmijëve të tij pasuri të mëdha pa kushte.

Në një intervistë për emisionin CBS Sunday Morning me gazetarin Mark Phillips, artisti 73-vjeçar u shpreh se një jetë e garantuar financiarisht mund t’u dëmtojë motivimin dhe ndjenjën e përgjegjësisë fëmijëve.

“Mendoj se gjëja më e keqe që mund t’i bësh një fëmije është t’i thuash se nuk ka nevojë të punojë. Kjo është një formë abuzimi, shpresoj të mos jem kurrë fajtor për të,” deklaroi këngëtari britanik.

Sting konfirmoi se nuk planifikon të krijojë trust fund-e të mëdha për gjashtë fëmijët e tij, pasi beson se pasuria nuk duhet të shërbejë si garanci për një jetë pa përpjekje personale.

Sipas artistit, detyra e një prindi është të sigurojë edukimin dhe mbështetjen bazë, ndërsa pjesa tjetër duhet të fitohet me punë dhe përkushtim.

“Po i shpenzoj paratë tona. Po ju paguaj shkollimin. Keni gjithçka që ju nevojitet. Tani shkoni në punë,” tha ai.

Video

“Bëhen natën, harrohen ditën.” Pas dhunës brutale të policisë ndaj të rinjve, Edi Rama u zgjua edhe këtë mëngjes me idenë se mund të bëjë dialog.

Aleksandar Vuçiç zgjodhi këngët dhe vallet për t’u përshëndetur me punonjësit e Presidencës së Serbisë, përpara dorëheqjes nga posti. Ai shfaqet duke kënduar dhe kërcyer me bashkëpunëtorët gjatë një pritjeje lamtumire.

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme