Lifestyle 7 May 2026, 07:30 Nga VNA

Sopranoja që fshehu shurdhimin për dekada: Operacioni që më riktheu zërat e botës

Ndaje në Whatsapp
Sopranoja që fshehu shurdhimin për dekada: Operacioni që më

Një këngëtare opere nga Londra, e cila fshehu humbjen e dëgjimit për më shumë se 30 vite, thotë se një operacion revolucionar i ka ndryshuar jetën dhe mund të hapë rrugën për mijëra pacientë të tjerë në Britani.

Janine Roebuck, 72 vjeç, iu nënshtrua vendosjes së dy implanteve kokleare, pajisje elektronike që rikthejnë dëgjimin te personat me shurdhim të rëndë. Sipas saj, ndryshimi mes një implanti dhe dy implanteve është “si nata me ditën”.

“Zëri është më i plotë, më i qartë dhe më natyral. Mund të kuptoj më mirë nga vijnë tingujt dhe të ndjek bisedat pa u lodhur”, tha ajo.

Roebuck vuante nga një formë e trashëguar e humbjes së dëgjimit, e pranishme prej brezash në familjen e saj. Edhe pse ishte mezzo-soprano dhe performonte në opera e mjuzikëllë, përfshirë Royal Opera House në Londër, ajo e mbajti të fshehtë për dekada përkeqësimin e dëgjimit.

Në vitin 2019, NHS i financoi një implant për njërin vesh, ndërsa implantin e dytë ajo e pagoi vetë. Tani ajo thotë se nuk e konsideron më veten të shurdhër.

“Implantet më rikthyen lidhjen me botën dhe me njerëzit. Për herë të parë pas shumë vitesh ndihem e sigurt dhe e lirë”, u shpreh ajo.

Rasti i saj është bërë pjesë e një studimi kombëtar në Britani, ku 14 spitale dhe më shumë se 250 pacientë do të testojnë efektin e implanteve të dyfishta te të rriturit që humbasin dëgjimin më vonë në jetë.

Studiuesit nga Universiteti i Cambridge dhe spitali Addenbrooke’s besojnë se implantet bilaterale mund të reduktojnë izolimin social, ankthin dhe depresionin, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës.

Video

“Bëhen natën, harrohen ditën.” Pas dhunës brutale të policisë ndaj të rinjve, Edi Rama u zgjua edhe këtë mëngjes me idenë se mund të bëjë dialog.

Aleksandar Vuçiç zgjodhi këngët dhe vallet për t’u përshëndetur me punonjësit e Presidencës së Serbisë, përpara dorëheqjes nga posti. Ai shfaqet duke kënduar dhe kërcyer me bashkëpunëtorët gjatë një pritjeje lamtumire.

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme