Lifestyle 2 May 2026, 19:16 Nga VNA

‘Skims’ e Kim Kardashian paditet në gjykatë për përdorim emri

Ndaje në Whatsapp
‘Skims’ e Kim Kardashian paditet në gjykatë për

Marka e famshme e Kim Kardashian, ‘Skims’, është paditur nga një stiliste e vogël nga Nju Jorku për përdorimin e emrit “Fits Everybody” në koleksionin e saj të të brendshmeve.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, perandoria e modës e yllit televiziv po përballet me një padi për koleksionin e saj masiv, ndërsa marka më e vogël “Fits Everybody To A T” pretendon se ka pasur tashmë të drejtat ligjore mbi këtë emër.

Në padinë prej 43 faqesh për shkelje të markës tregtare, e ngritur më 31 mars në emër të stilistes Denise Cesare, pretendohet se ‘Skims’ ka vazhduar me lançimin e koleksionit edhe pasi ka marrë “njoftime të përsëritura dhe të qarta” për të drejtat e biznesit të vogël.

Avokatët e stilistes akuzojnë ‘Skims’ se ka marrë një “vendim të llogaritur” për përdorimin e emrit, duke pretenduar se kompania e Kim Kardashian ka përdorur “burimet e saj të jashtëzakonshme financiare, lidhjet me të famshëm dhe makinerinë e marketingut për të shtypur” biznesin e vogël, duke e ditur se ai nuk ka të njëjtat mundësi mbrojtjeje ligjore.

Për këtë arsye, Cesare kërkon nga gjykata ndalimin e përdorimit të emrit nga Skims, si dhe dëmshpërblim për fitimet e humbura dhe kostot ligjore.

Kim Kardashian e lançoi markën Skims në vitin 2019, e cila sot vlerësohet rreth 5 miliardë dollarë, ndërsa marka e Cesare ka shitur veshje dhe rroba banje me emrin “Fits Everybody To A T” për gati 10 vite.

Sipas padisë, një nga shqetësimet kryesore është se ngjashmëria e emrave po krijon konfuzion dhe rrezikon të zhdukë identitetin e markës së vogël, e cila është bërë “efektivisht e padukshme” në rezultatet e kërkimit në internet.

Video

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni për një padi që ka bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës. Pacolli ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi. Çështja e aeroportit është tashmë në arbitrazh.

Protesta në 14:00, “armatë” policësh drejt qendrës

“Bëhen natën, harrohen ditën.” Pas dhunës brutale të policisë ndaj të rinjve, Edi Rama u zgjua edhe këtë mëngjes me idenë se mund të bëjë dialog.

Aleksandar Vuçiç zgjodhi këngët dhe vallet për t’u përshëndetur me punonjësit e Presidencës së Serbisë, përpara dorëheqjes nga posti. Ai shfaqet duke kënduar dhe kërcyer me bashkëpunëtorët gjatë një pritjeje lamtumire.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme