Lifestyle 10 May 2026, 11:03 Nga VNA

Shkencëtarët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale mund të dobësojë kujtesën dhe mendimin kritik

Ndaje në Whatsapp
Shkencëtarët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale mund

Pasi GPS ndryshoi mënyrën si orientohen njerëzit dhe motorët e kërkimit ndikuan në kujtesë, shkencëtarët tani po paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund të ketë pasoja të ngjashme për trurin e njeriut. Studime të reja sugjerojnë se përdorimi i tepërt i mjeteve si ChatGPT mund të ndikojë negativisht në kreativitet, kujtesë, përqendrim dhe aftësinë për të menduar në mënyrë kritike.

Ekspertët shpjegojnë se rreziku qëndron te “delegimi” i proceseve mendore tek teknologjia. Profesori i neuroshkencës Adam Green thotë se kur njerëzit nuk angazhohen vetë në të menduar, aftësitë mendore mund të zbehen me kalimin e kohës. “Është si të shkosh në palestër dhe një robot të ngrejë peshat për ty – nuk fiton asgjë,” shprehet ai.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se inteligjenca artificiale nuk është domosdoshmërisht e dëmshme. Sipas neuropsikologut Jared Benge, gjithçka varet nga mënyra si përdoret. Nëse AI ndihmon për të liruar hapësirë mendore për detyra më të rëndësishme, ajo mund të ketë edhe efekte pozitive.

Ekspertët rekomandojnë që përdoruesit të mos mbështeten verbërisht te përgjigjet e AI, por ta përdorin si mjet ndihmës për të sfiduar mendimet e tyre. Ata sugjerojnë gjithashtu të bëhen shënime, të zgjidhen probleme pa ndihmë teknologjike dhe të lihet më shumë hapësirë për mendim kreativ pa ndërhyrjen e menjëhershme të inteligjencës artificiale.

Ndërsa AI po bëhet gjithnjë e më e pranishme në jetën e përditshme, shkencëtarët paralajmërojnë se sfida më e madhe do të jetë ruajtja e “ushtrimit mendor”, për të mos lejuar që teknologjia të marrë timonin e të menduarit njerëzor.

Video

“Bëhen natën, harrohen ditën.” Pas dhunës brutale të policisë ndaj të rinjve, Edi Rama u zgjua edhe këtë mëngjes me idenë se mund të bëjë dialog.

Aleksandar Vuçiç zgjodhi këngët dhe vallet për t’u përshëndetur me punonjësit e Presidencës së Serbisë, përpara dorëheqjes nga posti. Ai shfaqet duke kënduar dhe kërcyer me bashkëpunëtorët gjatë një pritjeje lamtumire.

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme