Lifestyle 26 August 2025, 07:43 Nga VNA

Sharon Stone: Burrat harrojnë se jemi ne që vendosim!

Ndaje në Whatsapp

Sharon Stone: Burrat harrojnë se jemi ne që vendosim!

Sharon Stone, ka reflektuar në një intervistë për Harper’s Bazaar Spain mbi marrëdhënien e saj me burrat dhe ndikimin që kanë pasur këshillat e të atit që në fëmijëri. Ylli hollivudian, tashme 67 vjecare, kujton sesi i ati e inkurajonte të mos dorëzohej, por të luftonte për veten – një mësim që e ka shoqëruar si në jetën personale, ashtu edhe në karrierë.

Sharon Stone: Burrat harrojnë se jemi ne që vendosim!

Stone pranon se suksesi i saj në Hollywood, me filma si ‘Basic Instinct’, ka pasur gjithmonë një çmim, pasi të tregosh forcë dhe karakter shpesh nuk është mirëpritur në industrinë e filmit. Por duket se dhe nuk ka qene vetem ne kete rrugetim, pasi figura të forta femërore kanë hyrë në jetën e saj në momente vendimtare, duke i dhënë këshilla të shkurtra, ama shpëtimtare.

 ‘Në një farë mënyre, ato gra më shpëtuan jetën’, rrëfen ajo.

Duke e zgjeruar këtë reflektim, Stone flet për fuqinë femërore, duke theksuar se gratë janë krijueset dhe vendimmarrëset e botës, pavarësisht bindjes se burrat kontrollojnë gjithçka./Bordo

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme