Lifestyle 23 August 2025, 08:18 Nga VNA

Serena Williams tregon betejën me peshën/ Mes guximit për të thyer stigmat dhe polemikave për interesat pas rrëfimit

Ndaje në Whatsapp
Serena Williams tregon betejën me peshën/ Mes guximit për të

Serena Williams, një nga sportistet më të mëdha të të gjitha kohërave, ka vendosur të flasë hapur për përdorimin e ilaçeve për humbje peshe, me synimin që të thyejë stigmat që i shoqërojnë ato. Pas një karriere të jashtëzakonshme me 23 tituj Grand Slam, Williams u përball me vështirësinë për të rikthyer formën e saj trupore pas lindjes së fëmijëve. Pavarësisht stërvitjes së përditshme dhe një rutine të rreptë fizike, ajo nuk arriti të humbiste kilet e tepërta dhe vendosi të provonte ilaçet GLP-1, të cilat kanë fituar popullaritet kohët e fundit për efektet e tyre në rënien nga pesha.

Në një rrëfim të sinqertë, ajo tregoi se procesi nuk ka qenë aspak i lehtë dhe nuk duhet parë si një rrugë e shkurtër drejt rezultateve. Brenda tetë muajsh arriti të humbiste 14 kilogramë, por theksoi se përveç medikamentit iu desh të mbështetej te dieta dhe aktiviteti fizik i pandërprerë. “E pashë peshën si një kundërshtar që nuk mund ta mposhtja vetëm në fushë. Kësaj here më duhej një qasje ndryshe”, tha ajo.

Megjithatë, hapja e saj nuk ka kaluar pa skepticizëm, pasi vjen në një kohë kur Williams është bërë zëdhënëse e kompanisë Ro, e cila tregton marka si Wegovy dhe Zepbound, ndërsa bashkëshorti i saj është investitor. Kritiket ngrejnë pikëpyetje nëse rrëfimi i saj është thjesht përvojë personale apo edhe një pjesë e një fushate të sponsorizuar.

Ekspertët e shëndetit e kanë cilësuar këtë si një hap përpara për të thyer paragjykimet ndaj ilaçeve për humbje peshe, por edhe kanë paralajmëruar për pasojat që mund të ketë mesazhi i saj te gratë e zakonshme, për të cilat këto trajtime shpesh janë të shtrenjta dhe të paarritshme.

Ndërkohë, Williams shprehet se ndihet më e fortë se kurrë, me përmirësime të dukshme në shëndetin e saj dhe është në përgatitje për një gjysmë maratonë. Rrëfimi i saj ka ndezur debatin publik: a është kjo një shenjë emancipimi dhe thyerjeje të stigmatizimit, apo një tregues i presionit të pashmangshëm për pamjen fizike, edhe për një kampione që ka shkruar historinë e sportit?

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme