Lifestyle 15 April 2026, 07:33 Nga VNA

Ruby Rose akuzon Katy Perry për sulm seksual

Ndaje në Whatsapp
Ruby Rose akuzon Katy Perry për sulm seksual

Aktorja dhe modelja Ruby Rose ka bërë një deklaratë publike ku akuzon këngëtaren Katy Perry për një incident të dyshuar sulmi seksual, që sipas saj ka ndodhur rreth 20 vite më parë në një klub nate në Melburn.

Përmes rrjeteve sociale, Rose u shpreh se ngjarja ka ndodhur kur ajo ishte në fillim të të 20-ave dhe se i është dashur gati dy dekada për të folur hapur për të. Ajo tha se përjetimet dhe trauma e asaj periudhe e kanë penguar të flasë më herët, duke theksuar ndikimin e thellë emocional që ka pasur për të.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Katy Perry kanë mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si “plotësisht të pavërteta, të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”. Sipas tyre, Ruby Rose ka bërë edhe më parë deklarata të ngjashme ndaj personave të ndryshëm, të cilat janë kundërshtuar nga palët e përfshira.

Ruby Rose është shprehur se nuk synon të ndjekë rrugë ligjore për këtë çështje, por pretendon se disponon prova dhe dëshmitarë për ngjarjen që përshkruan. Rasti ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ndërsa deri më tani nuk ka zhvillime ligjore lidhur me akuzat e ngritura.

 

Video

Taulant Balla, më i bindur se Edi Rama: Dorëheqja nuk ndodh kurrë!

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni për një padi që ka bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës. Pacolli ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi. Çështja e aeroportit është tashmë në arbitrazh.

Protesta në 14:00, “armatë” policësh drejt qendrës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme