Lifestyle 17 January 2026, 14:56 Nga VNA

Pesë ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës që ndihmojnë të jetojmë më gjatë dhe më shëndetshëm

Ndaje në Whatsapp
Pesë ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës që

Ndryshime të vogla, por të qëndrueshme në stilin e jetesës mund të kenë ndikim të madh në shëndetin e trurit dhe cilësinë e jetës në moshë të thyer, tregojnë studimet shkencore. Sipas ekspertëve, rënia e aftësive njohëse nuk është një proces i pashmangshëm i plakjes dhe mund të ngadalësohet ose edhe të shmanget përmes zakoneve të shëndetshme.

Hulumtimet tregojnë se truri kalon disa faza kyçe gjatë jetës, por mënyra se si plakemi ndryshon nga individi në individ. Një stil jete aktiv, që përfshin të mësuarit, aktivitetin fizik dhe jetën sociale, ndihmon në ndërtimin e asaj që quhet “rezervë njohëse”, e cila e bën trurin më rezistent ndaj plakjes dhe sëmundjeve si demenca.

Ekspertët rendisin pesë hapa kryesorë për të jetuar mirë për më gjatë:

-Të mësuarit e gjërave të reja – Mësimi i një gjuhe të huaj, kopshtaria apo një hobi i ri stimulon trurin dhe mund të vonojë shfaqjen e sëmundjeve neurodegjenerative.
-Ushqyerja e shëndetshme – Një dietë e pasur me fruta, perime, fibra dhe yndyra të shëndetshme (si ato te peshku dhe arrat) ndihmon në ruajtjen e funksioneve të trurit.
-Aktiviteti fizik i rregullt – Edhe ecjet e përditshme apo përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit përmirësojnë shëndetin mendor dhe ulin rrezikun e demencës.
-Ruajtja e lidhjeve shoqërore – Kontakti i rregullt me miqtë dhe familjen ndikon drejtpërdrejt në jetëgjatësi dhe mirëqenie.
Ndryshimi i mënyrës së të menduarit – Ekspertët theksojnë se nuk nevojiten ndryshime radikale, por hapa të vegjël dhe të vazhdueshëm, që sjellin përfitime afatgjata.

Studime afatgjata, si ai finlandez “FINGER”, kanë treguar se kombinimi i dietës së shëndetshme, aktivitetit fizik, stërvitjes mendore dhe kujdesit për shëndetin kardiovaskular përmirëson ndjeshëm funksionet njohëse tek të moshuarit. Mesazhi kryesor i specialistëve është i qartë: nuk është asnjëherë herët apo vonë për të nisur ndryshime që na ndihmojnë të jetojmë më gjatë dhe më mirë.

Video

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

Momenti kur policia qëllon me plumb gome në sy Erjon Vishkullin. Kujdes! Pamje të rënda.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme