Lifestyle 22 August 2025, 07:49 Nga VNA

Përse përfundoi kështu: Arsyeja e transformimit shokues të princeshës Kalina të Bullgarisë!

Ndaje në Whatsapp
Përse përfundoi kështu: Arsyeja e transformimit shokues të

Pas viteve të tëra spekulimesh rreth ndërhyrjeve të supozuara plastike, bashkëshorti i princeshës së Bullgarisë, Kalina, Antonio José (Kitín) Muñoz y Valcárcel, i dha fund thashethemeve kur konfirmoi se pamja e gruas së tij ishte rezultat i një aksidenti fatkeq që i kishte ndodhur në fëmijëri.

“Të gjitha teoritë absurde për operacionet dhe trajtimet estetike të ndryshme të Kalinës nuk janë gjë tjetër veçse dezinformata,” tha bashkëshorti i saj për revistën ¡HOLA! në vitin 2018, duke zbuluar se gruaja e tij kishte pësuar një aksident në moshën tetëvjeçare, si pasojë e të cilit humbi dy dhëmbë të përparmë.

Në vitin 1999, Kalina kërkoi ndihmën e një dentisti në Londër për t’i zëvendësuar dhëmbët e thyer me kurora, por pas komplikimeve, princesha mori një infeksion që iu përhap deri në kërcin e hundës.

Çifti ndodhej në det gjatë një ekspedite kur infeksioni i Kalinës u përkeqësua. “Paaftësia për të shkuar në spital dhe kushtet në det bënë që infeksioni të përparonte dhe të përkeqësohej, duke prekur edhe një pjesë të syrit,” shpjegoi Kitín. Princesha u detyrua të transportohej me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm për t’u shpëtuar nga infeksioni që po përhapej me shpejtësi. “Kjo shkaktoi dëme estetike, por ato nuk ishin të rëndësishme në atë kohë, pasi gjëja më jetike ishte të shpëtonim syrin dhe hundën nga infeksioni,” shpjegoi bashkëshorti i saj./Bordo

 

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme