Lifestyle 8 September 2025, 16:15 Nga VNA

Për të rënë në peshë nuk duhen dieta, por vetëm 4 rregulla të thjeshta

Ndaje në Whatsapp
Për të rënë në peshë nuk duhen dieta, por

Sipas epidemiologut Franco Berrino, dieta e vërtetë nuk është një heqje dorë e përkohshme, por një zgjedhje e vetëdijshme që bëhet çdo ditë. Nuk ka të bëjë me privime, por me liri: lirinë për t’u ushqyer mirë që të jetosh më mirë.

Një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet; gjashtë milionë prej tyre vetëm në Itali. E megjithatë, sipas epidemiologut italian Franco Berrino, problemi nuk zgjidhet me dieta të shpejta, por me një ndryshim të stilit të jetesës. Ai e shpjegon këtë për Corriere della Sera:

“Nuk ka nevojë të numërosh kaloritë – thotë ai – por të rikthehesh te një mënyrë jetese e thjeshtë dhe natyrale.”

Katër rregullat e tij për të rënë në peshë pa dieta janë aq të thjeshta sa edhe revolucionare:

1. Përtyp ngadalë 

Kush e gëlltit ushqimin shpejt ka më shumë gjasa të shtojë peshë. Duke përtypur të paktën 30–40 herë çdo kafshatë, stimulohet prodhimi i hormoneve që ulin oreksin (si koletsistokinina) dhe ulet niveli i grelinës, hormon që e rrit atë. Rezultati: ngopesh më shpejt dhe ha më pak.

2. Darko herët

Të kalojnë të paktën 14 orë mes darkës dhe mëngjesit ndihmon në humbjen e peshës. Është më mirë një darkë e lehtë dhe një mëngjes i bollshëm sesa e kundërta. Shkenca e konfirmon: kush ha vonë, shton më shumë peshë, edhe nëse merr të njëjtat kalori. Të harmonizohesh me ritmet e diellit do të thotë të respektosh metabolizmin tënd.

3. Zgjidh ushqimet që nuk të shëndoshin

Perime, drithëra të plota, bishtajore, fruta, fara vajore dhe fruta të thata. Janë të pasura me fibra, kanë indeks të ulët glicemik, të ngopin pa teprime kalorike dhe ushqejnë mikrobiotën e zorrëve – aleatin e vërtetë të linjës trupore. Doza të vogla kosi dhe ushqime të fermentuara plotësojnë tablonë.

4. Kufizo ushqimet që të shëndoshin

Patatina, mish i përpunuar, pije të ëmbëlsuara, miellra të rafinuara, ëmbëlsira industriale: të gjitha janë ushqime ultra të përpunuara që kërkimet i lidhin drejtpërdrejt me shtimin në peshë. Problemi nuk janë karbohidratet në vetvete, por ato të rafinuarat; jo proteinat, por teprica e atyre shtazore. Prandaj, më mirë të rikthehemi te “ushqimi i njeriut”: drithëra të plota, bishtajore, fruta, perime – dhe mish vetëm herë pas here.

 

 

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme