Lifestyle 21 September 2025, 18:38 Nga VNA

Pas hënës së kuqe, qielli ‘dhuron’ tjetër spektakël/ Ja në cilat shtete do të shihet

Ndaje në Whatsapp
Pas hënës së kuqe, qielli ‘dhuron’ tjetër

Pas hënës së kuqe, qielli do të ofrojë një tjetër fenomen astronomik. Të dielën do të mund të shihet eklipsi i pjesshëm të Diellit, i cili do të arrijë deri në 78% mbulim të diskut  dhe do të jetë i dukshëm vetëm nga jugu i Zelandës së Re dhe disa zona të Antarktidës. Sipas instituteve astronomike, fenomeni do të nisë në orën 19:29 dhe  do të kulmojë në 21:41, ndërsa do të përfundojë rreth orës 23:53.

Në nivel global, magnituda maksimale e eklipsit pritet të arrijë në 0,855, që përkthehet në afro 80% errësim të Diellit. Në qytetin e Auckland në Zelandën e Re, eklipsi do të shfaqet në mëngjesin e 22 shtatorit, nga ora 06:10 deri në 08:04 sipas orës lokale.

Edhe pse nuk do të jetë i dukshëm nga Evropa dhe Shqipëria, fenomeni pritet të ketë vëmendje të veçantë nga qendrat kërkimore dhe platforma shkencore ndërkombëtare, duke u ofruar shikuesve një përjetim virtual të tij

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme