Lifestyle 24 September 2025, 21:35 Nga VNA

Paracetamoli nuk shkakton autizëm – Ekspertët britanikë: Medikamenti është i sigurt, besoni mjekët, jo politikanët

Ndaje në Whatsapp
Paracetamoli nuk shkakton autizëm – Ekspertët britanikë:

Zyrtarët dhe ekspertët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar kanë hedhur poshtë deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili së fundmi sugjeroi se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund të lidhet me rritjen e rasteve të autizmit tek fëmijët.

Duke folur të hënën, Trump u shpreh se ka pasur një “rritje meteorike” të rasteve të autizmit dhe ngriti dyshime se përdorimi i Tylenol-it – emri tregtar i paracetamolit në Shtetet e Bashkuara – mund të ishte një nga faktorët.
Këto komente janë kundërshtuar menjëherë nga autoritetet shëndetësore britanike. Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Wes Streeting, reagoi ashpër duke theksuar se nuk ekziston asnjë provë shkencore që ta mbështesë një pretendim të tillë.

“Sinqerisht, unë u besoj mjekëve më shumë se presidentit Trump për çështje mjekësore. Dua të jem shumë i qartë: nuk ka asnjë provë që të lidhë përdorimin e paracetamolit nga gratë shtatzëna me autizmin tek fëmijët. Aspak,” – deklaroi Streeting.

Ai iu referua gjithashtu një studimi të madh të kryer në Suedi dhe të publikuar vitin e kaluar, i cili përfshiu 2.4 milionë fëmijë, dhe që nuk gjeti asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe rritjes së rrezikut për autizëm.

“Unë do t’u thoja të gjithë atyre që po na ndjekin: mos i kushtoni aspak vëmendje asaj që thotë Donald Trump për çështjet e mjekësisë. Madje, mos më besoni as mua si politikan – dëgjoni mjekët britanikë, shkencëtarët dhe sistemin shëndetësor britanik,” – shtoi ai.

Në të njëjtën linjë, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) konfirmoi se nuk ka asnjë provë të re që do të ndryshonte udhëzimet ekzistuese për përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) reagoi përmes zëdhënësit të saj, Tarik Jasarevic, i cili theksoi se lidhja mes paracetamolit dhe autizmit “mbetet e paqëndrueshme dhe e pavërtetuar”.

Ekspertët janë të qartë: paracetamoli është i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë, kur merret në përputhje me udhëzimet mjekësore. Nuk ka asnjë provë shkencore që ky medikament lidhet me zhvillimin e autizmit tek fëmijët

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme