Lifestyle 22 August 2025, 08:22 Nga VNA

Neo-nazi i dënuar shkon në burg për gra pas ndryshimit të gjinisë, ndez debat në Gjermani

Ndaje në Whatsapp
Neo-nazi i dënuar shkon në burg për gra pas ndryshimit të

Një nga figurat më të njohura të ekstremit të djathtë në Gjermani, Sven Liebich, i dënuar në korrik 2023 me 1 vit e gjysmë burg pa lirim me kusht për nxitje urrejtjeje dhe fyerje publike, do të vuajë dënimin në një burg për gra.

Kjo pasi Liebich, i cili ndër vite ishte bërë i njohur për aktivitetet e tij ekstremiste dhe shitjen e materialeve provokuese, ka ndryshuar ligjërisht gjininë dhe emrin në Marla-Svenja Liebich. Ndryshimi u bë i mundur falë Aktit të Vetëvendosjes, një ligj i ri që hyri në fuqi në nëntor 2024, i cili lejon deklarimin e gjinisë vetëm përmes një kërkese personale në zyrën e gjendjes civile.

Prokuroria e Halle-s ka urdhëruar që Liebich të paraqitet në burgun e Chemnitz-it, ku sipas rregullave të ekzekutimit të dënimeve, do të vendoset fillimisht në repartin e grave. Vetë i dënuari e bëri publike thirrjen për të nisur vuajtjen e dënimit në një postim në Platformën X.

Ky vendim ka shkaktuar zemërim dhe debat të gjerë publik në Gjermani. Kritikët paralajmërojnë për rrezikun e abuzimit me ligjin e ri, duke theksuar se persona të rrezikshëm mund ta përdorin vetëdeklarimin e gjinisë për të përfituar kushte më të lehta në sistemin penitenciar. Nga ana tjetër, autoritetet gjermane kanë lënë të hapur mundësinë e një transferimi të Liebich nëse vlerësohet se qëndrimi i tij rrezikon sigurinë e të burgosurve të tjerë.

Rasti i Marla-Svenja Liebich tashmë është bërë një test i ndjeshëm për ligjin e ri dhe për mënyrën se si sistemi gjerman do të balancojë të drejtat individuale me sigurinë publike.

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme