Lifestyle 25 August 2025, 10:13 Nga VNA

Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare ylli i The Sopranos, Jerry Adler

Ndaje në Whatsapp
Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare ylli i The

Jerry Adler, aktori dhe regjisori i teatrit, më i njohur për rolin e tij si Herman ‘Hesh’ Rabkin në serialin ikonik të HBO-së The Sopranos, ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeç.

Vdekja u konfirmua nga familja dhe miku i tij Frank J. Reilly, i cili e përshkroi Adlerin si “aktorin e madh” dhe kujtoi se ai filloi të aktronte vetëm në moshën 65 vjeç.

Adler pati një karrierë të gjatë në teatër dhe nisi të shfaqej në film dhe televizion në fillim të viteve 1990, duke përfshirë produksione si Manhattan Murder Mystery të Woody Allen, Mad About You, Rescue Me, The Good Wife dhe Transparent, shkruan DailyMail.

Roli i tij më i famshëm mbetet Hesh Rabkin në The Sopranos, këshilltar i besuar i Tony Soprano. Ai debutoi në episodin pilot dhe vazhdoi deri në sezonin e gjashtë dhe të fundit në vitin 2007.

Adler, i lindur më 4 shkurt 1929 në Brooklyn, kishte një karrierë të pasur në Broadway dhe film, duke punuar edhe si regjisor dhe mbikëqyrës prodhimi. Ai la pas gruan e tij, psikologen Joan Laxman, me të cilën ishte i martuar që nga viti 1994. /Bordo

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme