Lifestyle 21 August 2025, 08:21 Nga VNA

Ndahet nga jeta gjyqtari i njohur amerikan Frank Caprio, simboli i drejtësisë me zemër

Ndaje në Whatsapp
Ndahet nga jeta gjyqtari i njohur amerikan Frank Caprio, simboli i

Gjyqtari amerikan Frank Caprio, i njohur për dhembshurinë e tij të veçantë në sallën e gjyqit, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e tij përmes një deklarate të shpërndarë në rrjete sociale, raporton CNN.

Caprio shërbeu për katër dekada në Gjykatën e Qarkut në Providence dhe u bë i famshëm në mbarë botën për qasjen e tij humane ndaj drejtësisë. Seriali televiziv “Caught in Providence”, ku ai dëgjonte me ngrohtësi historitë e qytetarëve, e bëri atë të dashur për miliona njerëz dhe i solli një nominim për çmimin Daytime Emmy në vitin 2021. Klipet nga seancat e tij gjyqësore u bënë virale, duke e kthyer në një figurë ikonike të drejtësisë me shpirt njerëzor.

Pas njoftimit të largimit nga detyra në fillim të vitit 2023, Caprio zbuloi se vuante nga kanceri i pankreasit. Familja e tij e përshkroi si një njeri që “la një trashëgimi të thellë mirësie dhe drejtësie” dhe u bëri thirrje njerëzve të nderojnë kujtimin e tij duke përhapur më shumë dhembshuri, ashtu siç ai bëri gjatë gjithë jetës së tij.

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme