Lifestyle 30 April 2026, 08:24 Nga VNA

Mimoza Ahmeti “thirrje” Ramës nga Ferma VIP: Më gjeni lepujt me satelitë!

Ndaje në Whatsapp
Mimoza Ahmeti “thirrje” Ramës nga Ferma VIP: Më gjeni

Mimoza Ahmeti në spektaklin Ferma VIP, ka tërhequr vëmendjen me një kërkesë drejtuar kryeministrit Edi Rama.

E përballur me sfidën e kapjes së lepujve, Ahmeti vendosi ta trajtojë situatën me ironi, duke “kërkuar ndihmë” nga satelitët imagjinarë “Albania 1” dhe “Albania 2” për të lokalizuar kafshët në fermë. Ajo sugjeroi me humor që teknologjia shtetërore të vihej në dispozicion për të gjetur sa më shpejt lepujt dhe për të shmangur penalizimet në lojë.

Poetja e çoi më tej batutën duke përmendur edhe platformën e-Albania, përmes së cilës “kërkoi” që lepujt të pajiseshin me certifikata identiteti, sikur të ishin qytetarë.

Biseda e saj me banorët, veçanërisht me Sarën, u shoqërua me të qeshura, ndërsa Ahmeti këmbëngulte me humor se Rama mund t’i gjente lepujt pa asnjë vështirësi. Ky episod u kthye menjëherë në një nga momentet më argëtuese të spektaklit.

Video

Taulant Balla, më i bindur se Edi Rama: Dorëheqja nuk ndodh kurrë!

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni për një padi që ka bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës. Pacolli ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi. Çështja e aeroportit është tashmë në arbitrazh.

Protesta në 14:00, “armatë” policësh drejt qendrës

“Bëhen natën, harrohen ditën.” Pas dhunës brutale të policisë ndaj të rinjve, Edi Rama u zgjua edhe këtë mëngjes me idenë se mund të bëjë dialog.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme