Lifestyle 28 September 2025, 18:32 Nga VNA

Martohet Selena Gomez/ Këngëtarja dhe producenti Benny Blanco kurorëzojnë dashurinë

Ndaje në Whatsapp
Martohet Selena Gomez/ Këngëtarja dhe producenti Benny Blanco

Ylli i muzikës pop Selena Gomez dhe producenti Benny Blanco, i thanë po njëri tjetrit në një ceremoni në Kaliforni. Këngëtarja e njohur ndau në Instagramin e saj foto nga dasma, ku dukej e veshur me një fustan të bardhë, krah partnerit të saj që kishte veshur një kostum me ngjyre të errët, shoqëruar me mbishkrimin “27.9.25” dhe disa zemra.

Dasma u mbajt të shtunën në Santa Barbara para rreth 170 të ftuarve, përfshirë këngëtaren dhe Taylor Swift, aktorin Paul Rudd dhe aktorët që luajnë me Gomez në Only Murders in the Building, Steve Martin dhe Martin Short. Ylli i “Loose you to love me” 33 vjeçe dhe Benny Blanco, 37 vjeç u fejuan në dhjetor 2024 pas një viti lidhjeje, pasi kishin bashkëpunuar më parë në disa projekte muzikore. Ata punuan së bashku për hitin “Same Old Love” dhe “Kill Em with Kindness” në vitin 2015, dhe këngën e vitit 2019 “I Can’t Get Enough” me Tainy dhe J Balvin.

Çifti publikoi albumin “I Said I Love You First” në mars, i cili eksploron historinë e tyre të dashurisë.

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme