Lifestyle 14 May 2026, 07:20 Nga VNA

Libri për Macron zbulon prapaskenat e incidentit me Brigitte: Në qendër një aktore iraniane

Ndaje në Whatsapp
Libri për Macron zbulon prapaskenat e incidentit me Brigitte: Në

Një libër i ri kushtuar jetës personale të Emmanuel dhe Brigitte Macron ka rikthyer në qarkullim episodin viral ku Zonja e Parë franceze shihej duke goditur lehtë presidentin, pamje që në atë kohë shkaktuan reagime të shumta në media dhe rrjete sociale.

Autori i librit “Një çift perfekt”, gazetari Florian Tardif i revistës Paris Match, pretendon se pas debatit mes çiftit qëndronte xhelozia. Sipas tij, Brigitte Macron ishte irrituar pasi kishte zbuluar në telefonin e presidentit mesazhe me aktoren iraniane Golshifteh Farahani.

Në intervistat promovuese të librit, Tardif shprehet se Macron kishte shkëmbyer prej muajsh biseda me aktoren dhe se në disa prej tyre ai e komplimentonte për pamjen e saj. Gazetari e cilëson raportin si “platonik”, por thotë se toni i mesazheve ishte mjaft personal për të krijuar tension në çift.

Sipas autorit, përplasja mes bashkëshortëve u përshkallëzua deri në momentin që më pas u bë publik përmes videos që qarkulloi gjerësisht online. Ai pretendon gjithashtu se informacionet janë konfirmuar nga disa burime të afërta me rrethin presidencial.

Në kohën kur pamjet u publikuan, stafi i Macron reagoi duke minimizuar situatën dhe duke e konsideruar atë një episod privat mes çiftit para një angazhimi zyrtar.

Një moment krejt normal mes bashkëshortësh”, ishte qëndrimi i presidencës franceze, e cila tentoi të shuante spekulimet për probleme në marrëdhënien e tyre.


Edhe Emmanuel Macron komentoi më vonë mbi videon, duke pranuar se pamjet ishin reale, por duke kritikuar interpretimet që u bënë rreth tyre.

“Nuk e kuptoj si një moment i tillë u kthye në lajm botëror. Janë thënë shumë absurditete”, deklaroi presidenti francez.

 

Video

“Bëhen natën, harrohen ditën.” Pas dhunës brutale të policisë ndaj të rinjve, Edi Rama u zgjua edhe këtë mëngjes me idenë se mund të bëjë dialog.

Aleksandar Vuçiç zgjodhi këngët dhe vallet për t’u përshëndetur me punonjësit e Presidencës së Serbisë, përpara dorëheqjes nga posti. Ai shfaqet duke kënduar dhe kërcyer me bashkëpunëtorët gjatë një pritjeje lamtumire.

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme