Lifestyle 16 April 2026, 07:30 Nga VNA

Kujdes me aplikimin e zbutësit dhe kremës kundër diellit në fytyrë

Ndaje në Whatsapp

Mosaplikimi i kremrave me faktorin mbrojtës kundër diellit (SPF) siç duhet në fytyrë, veçanërisht rreth syve, mund t’i vë njerëzit në rrezik të kancerit të lëkurës, sugjeron një studim.

Hulumtuesit gjetën dallime në mënyrën se si njerëzit aplikuan kremin mbrojtës dhe zbutësit me faktor SPF.

Më shumë pjesë të fytyrës ngelen pa u lyer me zbutës – sidomos qepallat, ku lëkura është e hollë dhe më e prekshme ndaj kancerit.

Syzet e dielli me filtra UV mund të ndihmojnë në mbrojtjen e zonave të humbura, thanë ekspertët.

Shumë zbutës kanë faktor mbrojtës 30-50, të ngjashme me nivelin e kremrave për mbrojtje nga dielli tradicionale, por ata nuk kanë për qëllim të jenë një zëvendësim për mbrojtësit – sidomos gjatë stinës së verës.

Ekipi hulumtues në Universitetin e Liverpulit studioi se si 84 persona (62 gra dhe 22 burra) vendosën të dyja produktet, pastaj fotografuan me një aparat të ndjeshëm ndaj UV, duke treguar se sa mirë kishin mbuluar fytyrat e tyre.

Studiuesit gjetën se rreth 17% të fytyrës nuk ishin lyer me zbutës në krahasim me 11% për krem mbrojtës.Gjithashtu u gjet se ka pasur 21% mbulim më të ulët të zonës rreth qepallave.

Video

Taulant Balla, më i bindur se Edi Rama: Dorëheqja nuk ndodh kurrë!

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni për një padi që ka bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës. Pacolli ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi. Çështja e aeroportit është tashmë në arbitrazh.

Protesta në 14:00, “armatë” policësh drejt qendrës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme