Lifestyle 27 August 2025, 07:30 Nga VNA

Kreu marrëdhënie me 100 burra në 24 orë, prindërit e të resë shpërthejnë në lotë: “Është poshtëruese”!

Ndaje në Whatsapp
Kreu marrëdhënie me 100 burra në 24 orë, prindërit e

Ajo vetë mund të përpiqet ta “shesë” si dicka tjetër, por për prindërit e saj është thjesht një turp: Një episod i fundit i dokumentarit “Stacey Dooley Sleeps Over” ka sjellë momente të tensionuara dhe emocione të forta, teksa Lily Phillips, 24-vjeçare nga Derbyshire, u përball publikisht me prindërit e saj për zgjedhjet e saj në jetë.

Lily, e cila fiton para përmes përmbajtjeve për të rritur në platformën OnlyFans, zhvilloi një bisedë të hapur me të ëmën Lindsay dhe babanë Emma. Në disa momente, të tre shpërthyen në lotë. “E kemi ditur prej vitesh që Lily përdorte OnlyFans dhe mendonim se ishte thjesht poza me bikini ose të brendshme. Po kur ndërmori hapin tjetër, thamë ‘jo’,” tha e ëma. I ati u shpreh: “Është poshtëruese. Nëse do të mundnim ta ndryshonim profesionin e saj brenda natës, do ta bënim. Do ta bënim çdo gjë për të ndalur këtë.”

Edhe pse prindërit treguan dëshpërim dhe dhimbje, Lily mbetet e vendosur për rrugën e saj. “E kuptoj dhe respektoj se si ndihen ata, por nuk do të ndalem,” tha ajo.

Karriera e saj në OnlyFans ka qenë e shoqëruar me polemika, duke përfshirë fitime të menjëhershme dhe disa akte të diskutueshme që kanë ndezur reagime publike./Bordo

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme