Lifestyle 20 August 2025, 07:56 Nga VNA

Jo dhe aq të sjellshëm? William dhe Kate detyrojnë fqinjët të largohen pas zhvendosjes në rezidencën e re

Ndaje në Whatsapp
Jo dhe aq të sjellshëm? William dhe Kate detyrojnë fqinjët

Princi William dhe Princesha Kate janë zhvendosur së fundmi në një rezidencë luksoze në zemër të Windsor Great Park, por ardhja e tyre ka sjellë pasoja për fqinjët e rinj.

Çifti mbretëror, së bashku me fëmijët – Princin George (12), Princeshën Charlotte (10) dhe Princin Louis (7) – kanë bërë Fort Lodge me tetë dhoma gjumi rezidencën e tyre të përhershme. Megjithatë, për të garantuar privatësinë dhe sigurinë e familjes, dy familjeve që banonin pranë kësaj vile u është kërkuar të largohen gjatë verës.

Sipas burimeve për mediat britanike, familjet – të cilat ishin qiramarrëse në prona të Crown Estate – nuk ishin në dijeni të planit dhe nuk morën asnjë njoftim zyrtar. “Njerëzve iu kërkua të largoheshin. Mendoj se iu propozuan shtëpi të tjera për të banuar, por nuk e prisnin një gjë të tillë,” tha një burim.

Zyrtarët e pallatit mbretëror kanë qenë të prerë në kërkesën për të pastruar zonën më të afërt rreth rezidencës, për arsye sigurie dhe për të ruajtur privatësinë e princit dhe princeshës së Uellsit.

Familjet e zhvendosura janë sistemuar tashmë në banesa të ngjashme ose më të mira brenda territorit të Windsor-it, por lajmi ka ngjallur reagime për mënyrën sesi është menaxhuar situata dhe mungesën e transparencës ndaj banorëve të prekur.

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme