Lifestyle 12 August 2025, 13:20 Nga VNA

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në betejë ligjore me vëllain e saj, kërkojnë mbi 160 mijë euro kompensim

Ndaje në Whatsapp
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në betejë ligjore me vëllain e saj,

Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij, Lauren Sanchez, po kërkojnë mbi 160 mijë euro nga Michael Sanchez, vëllai i Lauren-it, për të mbuluar kostot e një procesi gjyqësor që ka zgjatur prej disa vitesh.

Sipas dokumenteve të paraqitura në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë më 28 korrik, çifti kërkon 155 mijë euro për tarifat e avokatëve dhe 5 mijë euro për shpenzime të tjera gjyqësore, duke akuzuar Michael për ngritjen e padive “të kota” dhe të destinuara të dështonin që në fillim.

Konflikti familjar nisi pas divorcit të Bezos nga MacKenzie Scott dhe publikimit të marrëdhënies së tij me Sanchez. Situata u tensionua më tej kur “National Enquirer” dyshohet se kërcënoi të publikonte foto intime të Bezos. Michael Sanchez e paditi Bezosin në vitin 2020 për shpifje, por humbi çështjen në gjykatë.

Kërkesa për kompensim vjen pak pas dasmës luksoze tre-ditore të çiftit në Venecia, me vlerë 40 milionë euro, ku Michael nuk ishte i ftuar. Në një deklaratë, ai i quajti Bezos dhe Lauren “gënjeshtarë” dhe sistemin e drejtësisë “të korruptuar”.

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme