Lifestyle 25 April 2026, 17:02 Nga VNA

India ndalon telefonat në safari: drejt një turizmi më të përgjegjshëm

Ndaje në Whatsapp

India ndalon telefonat në safari: drejt një turizmi më të

Një vendim i Gjykatës se Lartë te Indisë ka ndaluar përdorimin e telefonave celularë në zonat turistike të rezervateve të tigrit, për të mbrojtur kafshët dhe vizitorët nga sjelljet e rrezikshme.

Vendimi vjen pas rasteve të përsëritura ku turistët kanë rrethuar kafshët për foto. Një video nga Parku Kombëtar Ranthambore tregoi një tigër të stresuar mes disa makinave safari, ndërsa njerëzit bënin foto dhe bërtisnin.

India ndalon telefonat në safari: drejt një turizmi më të

Rregullat kryesore

Telefonat ndalohen ose duhet të mbahen të fikur
Ndalohet lëvizja në rezervate gjatë natës
Kufizohet ndërtimi pranë zonave të mbrojtura
India ka mbi 3,600 tigra të egër, kryesisht në rezervate si Parku Kombëtar Jim Corbett. Por rritja e turizmit ka sjellë edhe probleme si grumbullimet e automjeteve dhe ndjekja e kafshëve për foto.

Ekspertët theksojnë se problemi nuk janë vetëm telefonat, por sjellja e turistëve dhe dëshira për foto “perfekte”.

Ky vendim shihet si një hap drejt turizmit më të përgjegjshëm, ku prioritet mbetet ruajtja e natyrës.

Video

Taulant Balla, më i bindur se Edi Rama: Dorëheqja nuk ndodh kurrë!

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni për një padi që ka bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës. Pacolli ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi. Çështja e aeroportit është tashmë në arbitrazh.

Protesta në 14:00, “armatë” policësh drejt qendrës

“Bëhen natën, harrohen ditën.” Pas dhunës brutale të policisë ndaj të rinjve, Edi Rama u zgjua edhe këtë mëngjes me idenë se mund të bëjë dialog.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme