Lifestyle 27 August 2025, 07:50 Nga VNA

Gruaja e Bruce Willis: “Trupi i tij është i fortë, por demenca po i merr gjuhën dhe kujtesën”

Ndaje në Whatsapp
Gruaja e Bruce Willis: “Trupi i tij është i fortë, por

Bruce Willis, ikona e filmave aksion dhe një nga fytyrat më të dashura të Hollivudit, po përballet me një betejë të vështirë: demencën frontotemporale. Në një intervistë të ndjerë për ABC News, bashkëshortja e tij Emma Heming foli hapur për përvojën e tyre.

“Bruce është ende shumë i fortë fizikisht, i lëvizshëm dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Por është truri ai që po i dështon. Gjuha po i humbet dhe kemi mësuar të komunikojmë ndryshe me të,” tha ajo.

Emma, e cila ka dy vajza me aktorin dhe është autore e një libri të ri mbi kujdesin ndaj personave me demencë, pranoi se fillimisht e ndjeu barrën vetëm mbi supet e saj. “Pata net pa gjumë, u shkëputa nga jeta sociale. Por kuptova se nuk duhet të përballem e vetme,” rrëfeu ajo.

Megjithatë, mes vështirësive, ka ende momente që i japin forcë familjes. “Ai ka një të qeshur të fortë dhe një shkëlqim në sy. Ndonjëherë e shohim atë buzëqeshje apo atë shkëndijë të tijën dhe për një çast ndihem sikur Bruce është ende aty. Është e vështirë, sepse këto momente zhduken shpejt. Por jam mirënjohëse që ende e kemi me ne,” tha Heming me emocion. Organizata Alzheimer’s Research UK e cilësoi dëshminë e saj si “një akt të fuqishëm kurajë” që do të frymëzojë shumë familje që përballen me të njëjtën sëmundje.

Historia e tyre do të vijë më gjerësisht në dokumentarin “Emma & Bruce Willis: The Unexpected Journey”, i cili do të transmetohet në SHBA dhe do të jetë i disponueshëm në Disney+ dhe Hulu.

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme