Lifestyle 26 August 2025, 08:30 Nga VNA

Fund manikyrit xhel, janë kanceroze dhe do të ndalohen nga shtatori

Ndaje në Whatsapp
Fund manikyrit xhel, janë kanceroze dhe do të ndalohen nga shtatori

Duke nisur nga 1 shtatori 2025, Bashkimi Europian dhe Zvicra do të ndalojnë shitjen dhe përdorimin e të gjitha produkteve kozmetike që përmbajnë TPO (Trimethylbenzoyl Diphenylphosphine Oxide), një përbërës i përdorur gjerësisht për tharjen e shpejtë të manikyrëve gjysmë-të-përhershëm nën llamba UV.

Vendimi u mor pasi TPO u klasifikua si substancë e rrezikshme për shëndetin riprodhues (CMR kategoria 1B), duke e renditur atë automatikisht në listën e ndalimeve të Rregullores Europiane të Kozmetikës. Që nga data e hyrjes në fuqi, asnjë produkt me këtë përbërës nuk do të mund të tregtohet apo përdoret më, edhe nëse është blerë më herët.

Autoritetet thonë se masa synon mbrojtjen e konsumatorëve. Megjithatë, shumë sallone bukurie paralajmërojnë për pasoja ekonomike, pasi pritet të humbin stoqe me vlerë mijëra euro dhe të përballen me një gamë më të kufizuar ngjyrash.

Prodhuesit tashmë kanë nisur ofrimin e alternativave pa TPO, ndërsa ekspertët këshillojnë profesionistët e fushës të kontrollojnë etiketat (INCI) dhe të kalojnë sa më shpejt te produktet e reja të përputhshme me ligjin.

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme