Lifestyle 7 May 2026, 07:33 Nga VNA

Çfarë i ndodh trupit gjatë një udhëtimi me avion? Nga fryrja e këmbëve te nervozizmi

Ndaje në Whatsapp
Çfarë i ndodh trupit gjatë një udhëtimi me avion? Nga

Udhëtimi me avion për shumë persona është një eksperiencë e këndshme, por në fluturimet e gjata ai mund të bëhet edhe i lodhshëm për organizmin. Ekspertët tregojnë se gjatë fluturimit trupi pëson disa ndryshime, të cilat ndikojnë në mënyrën si ndihemi.

Fryhen këmbët

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe mungesa e lëvizjes së këmbëve mund të shkaktojë mpirje apo fryrje të tyre. Për këtë arsye rekomandohet lëvizja herë pas here gjatë fluturimit.

Ndryshon shija për ushqimin

Sipas studiuesve, zonat e trurit që lidhen me preferencat e shijes funksionojnë ndryshe gjatë fluturimit. Kjo bën që ushqimet apo pijet të kenë një shije tjetër nga ajo që jemi mësuar në tokë.

Shfaqen probleme me lëkurën

Ajri i thatë në avion mund të shkaktojë dehidratim, duke sjellë tharje të lëkurës apo edhe puçrra në fytyrë. Ekspertët këshillojnë përdorimin e kremrave hidratues dhe konsumimin e ujit gjatë udhëtimit.

Dhimbje veshësh nga zhurmat dhe presioni

Ndryshimi i presionit dhe zhurmat gjatë fluturimit shpesh shkaktojnë dhimbje apo bllokim të veshëve. Kufjet mund të ndihmojnë në reduktimin e zhurmave dhe krijimin e një ambienti më të qetë.

Rritet nervozizmi

Edhe personat që nuk kanë frikë nga fluturimi mund të ndihen më nervozë apo pa humor gjatë udhëtimit me avion. Arsyeja kryesore lidhet me mungesën e kontrollit mbi situatën dhe sigurinë personale. Një film interesant, një libër apo gjumi mund të ndihmojnë në uljen e stresit gjatë fluturimit.

Video

“Bëhen natën, harrohen ditën.” Pas dhunës brutale të policisë ndaj të rinjve, Edi Rama u zgjua edhe këtë mëngjes me idenë se mund të bëjë dialog.

Aleksandar Vuçiç zgjodhi këngët dhe vallet për t’u përshëndetur me punonjësit e Presidencës së Serbisë, përpara dorëheqjes nga posti. Ai shfaqet duke kënduar dhe kërcyer me bashkëpunëtorët gjatë një pritjeje lamtumire.

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme