Lifestyle 17 August 2025, 08:17 Nga VNA

Emmanuel Macron çudit pushuesit në Rivierë: “Paska six packs!”

Ndaje në Whatsapp

Presidenti francez Emmanuel Macron ka tërhequr vëmendjen këtë fundjavë, jo me deklarata politike, por me paraqitjen e tij fizike gjatë pushimeve në Rivierën Franceze. Së bashku me bashkëshorten Brigitte, çifti presidencial kaloi disa ditë në rezidencën zyrtare të Fort de Brégançon, ku u fotografuan në momente relaksi buzë detit.

Macron u pa duke provuar Jet Ski, ndërsa Brigitte shijonte diellin në kuvertë me mikeshat e saj. Ajo që ra më shumë në sy ishte trupi në formë i presidentit, duke nxitur komente të shumta në rrjet: “Macron ka six packs!”, shkruajtën disa përdorues të mediave sociale.

Emmanuel Macron çudit pushuesit në Rivierë: “Paska six

Kjo paraqitje vjen pas disa episodeve mediatike ku dinamika e çiftit presidencial u vu në qendër të vëmendjes, përfshirë një moment në Mbretërinë e Bashkuar ku Brigitte injoroi dorën e Macron-it dhe një tjetër në Vietnam ku ajo u pa ta shtynte lehtë gjatë një daljeje publike. Macron i ka komentuar këto si “shaka mes tyre”, duke theksuar se kanë një marrëdhënie plot humor dhe ngacmime.

Ndërkohë, mediat franceze raportojnë se Macron ka shtuar ndjeshëm aktivitetin fizik kohët e fundit, duke ndjekur një regjim të rreptë në palestër. Burime nga Elysee thonë me ironi se “Presidenti po punon për six packs-in e tij njësoj si për reformat politike”.

Kjo “energji e re” e presidentit duket se po reflektohet jo vetëm në diskursin politik, por edhe në paraqitjen e tij publike – një imazh që padyshim nuk po kalon pa u vënë re.

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme