Lifestyle 21 August 2025, 11:57 Nga VNA

"E meta” e unazës së fejesës së Georgina Rodriguez: Nuk është unazë tradicionale fejese

Ndaje në Whatsapp
"E meta” e unazës së fejesës së Georgina

Unaza luksoze që Cristiano Ronaldo i dhuroi Georgina Rodriguez, e zbuluar kohët e fundit për publikun, ka ngritur debate në botën e bizhuterive. Sipas ekspertëve, ajo nuk i përmbush kriteret e një unaze fejese tradicionale.


Ekspertja e bizhuterive, Juana García Sánchez, shpjegon se unaza e Georginës nuk është një unazë fejese “sepse është e madhe dhe e rëndë. Gurë rreth 40 karat është më i përshtatshëm për një gjerdan sesa për një unazë. Vetëm vendosja është perfekte, ndërsa gjithçka tjetër mungon”. Ajo e përshkruan unazën si një “unazë kokteji”, e projektuar për raste të veçanta dhe për të tërhequr vëmendjen, jo për t’u mbajtur çdo ditë.

Unazat kokteji u krijuan në vitet 1920 gjatë Prohibicionit në Shtetet e Bashkuara, si një mënyrë për gratë të shfaqnin pavarësinë dhe stilin e tyre. Ndryshe nga unazat tradicionale fejese, ato janë të mëdha, tërheqëse dhe jo të përshtatshme për përdorim të përditshëm. Një unazë fejese duhet të jetë prej ari të verdhë apo të bardhë, e rehatshme dhe e përshtatshme për t’u mbajtur çdo ditë, duke simbolizuar dashurinë dhe besnikërinë.

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme