Lifestyle 4 May 2026, 15:48 Nga VNA

“E do publiku, e anashkalon produksioni?” – familja e Mimoza Ahmetit shpërthen ndaj Ferma VIP

Ndaje në Whatsapp
“E do publiku, e anashkalon produksioni?” – familja e Mimoza

Mimoza Ahmeti është kthyer në një nga figurat më të komentuara dhe më të ndjekura të Ferma VIP, duke tërhequr vëmendjen dhe mbështetjen e publikut. Por, sipas familjarëve të saj, ajo që shihet në ekran nuk përputhet me mënyrën si po trajtohet brenda formatit.

Në një reagim publik, familjarët shprehen të shqetësuar për gjuhën fyese dhe ofendimet që, sipas tyre, disa prej fermerëve po i drejtojnë shkrimtares. Ata theksojnë se është e papranueshme që një grua dhe një nënë në një moshë të respektuar të përballet me fjalor banal, i cili tashmë po përhapet edhe në rrjetet sociale.

Por kritikat nuk ndalen vetëm tek banorët. Familjarët ngrenë shqetësimin se produksioni, për të disatën herë, po i anashkalon këto sjellje pa ndërhyrë, duke lejuar që situata të përshkallëzohet. Sipas tyre, një format televiziv humbet vlerën kur nuk mbron dinjitetin e pjesëmarrësve.

Një tjetër pikë e ngritur është edhe trajtimi i Ahmetit gjatë spektaklit “Prime”. Familjarët pretendojnë se sa herë ajo kërkon fjalën, shpesh anashkalohet dhe nuk i jepet mundësia të shprehë plotësisht mendimin e saj.

Në fund, ata kërkojnë trajtim të barabartë dhe respekt për Mimoza Ahmetin, ndalimin e menjëhershëm të gjuhës fyese dhe ndërmarrjen e masave konkrete nga produksioni.

Mes një publiku që duket se e ka përqafuar dhe një produksioni që akuzohet për heshtje, debati tashmë është i hapur: a po trajtohet drejt një nga figurat më të forta të këtij formati?

Video

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni për një padi që ka bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës. Pacolli ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi. Çështja e aeroportit është tashmë në arbitrazh.

Protesta në 14:00, “armatë” policësh drejt qendrës

“Bëhen natën, harrohen ditën.” Pas dhunës brutale të policisë ndaj të rinjve, Edi Rama u zgjua edhe këtë mëngjes me idenë se mund të bëjë dialog.

Aleksandar Vuçiç zgjodhi këngët dhe vallet për t’u përshëndetur me punonjësit e Presidencës së Serbisë, përpara dorëheqjes nga posti. Ai shfaqet duke kënduar dhe kërcyer me bashkëpunëtorët gjatë një pritjeje lamtumire.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme