Lifestyle 1 August 2025, 11:03 Nga VNA

Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës – Presidentja Osmani: Kosova është gjithmonë krenare për ty!

Ndaje në Whatsapp
Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës – Presidentja Osmani:

Në prag të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, superylli i muzikës botërore Dua Lipa është nderuar me shtetësinë e Republikës së Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani e priti personalisht këngëtaren, duke i dorëzuar dekretin presidencial që e bën zyrtarisht qytetare të Kosovës.

“Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme,” u shpreh Osmani. Ajo e cilësoi Dua Lipën si një nga figurat më të rëndësishme kulturore të vendit, që me talentin dhe suksesin e saj ndërkombëtar ka përfaqësuar me krenari Kosovën në skenat më të mëdha të botës.

“Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që ajo ka bërë dhe vazhdon të bëjë për rininë dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës,” shtoi Presidentja.

Video

Gallatasaraji fitoi 2-1 derbin ndaj Fenerbahçes të hënën në mbrëmje, por vëmendjen në rrjet e mori sherri pas përfundimit të ndeshjes. Sapo gjyqtari vërshëlleu për mbylljen e takimit, në fushë nisi një zënkë mes lojtarëve, ku fillimisht protagonist ishte Guenduzi. Situata u tensionua më tej kur Arçi Braun i Fenerbahçes dhe Abdulkarim Bardakçi i Gallatasarajit u përfshinë në një përleshje fizike. Lojtarët dhe stafet e të dyja skuadrave u grumbulluan në përpjekje për të ndarë palët. Për të qetësuar situatën ndërhyri edhe policia, ndërsa pamjet e përplasjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme