Lifestyle 17 September 2025, 16:30 Nga VNA

Djali i Jozefina Topallit: Dasmën ma pagoi vjehrri

Ndaje në Whatsapp
Djali i Jozefina Topallit: Dasmën ma pagoi vjehrri

Pas një vale të gjatë diskutimesh në rrjetet sociale për dasmën e djalit të Jozefina Topallit, ka ardhur sot reagimi i vetë Genar Topallit. Në një status publik, ai deklaron se dasma është paguar nga vjehrri, duke dhënë detaje për ceremoninë fetare dhe darkën madhështore me qindra të ftuar.

Genar Topalli tregon me saktësi kishën ku është zhvilluar ceremonia, por shmang të përmendë kështjellën ku u mbajt festa. Ai i fton shqiptarët të “gugellojnë” për të parë çmimet e Villa Miani-t në Romë, por duket qartë se faturën nuk e ka mbuluar vetë. Kjo pasi Vila në fjalë njihet për kostot e kripura, të papërballueshme krahasuar me lokalet në Shqipëri.

Në reagimin e tij, ai thekson:
“Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.

Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.”

Por, përtej deklaratës së tij, ligji është i qartë: për sa kohë mamaja e tij, Jozefina Topalli, është deputete e Kuvendit të Shqipërisë, shpenzime të tilla duhet të pasqyrohen në deklaratën vjetore të pasurisë pranë ILDKPI. Ligji kërkon që të deklarohen edhe shpenzimet e familjarëve të afërt, përfshirë fëmijët, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje me kosto të lartë financiare si një dasmë luksoze.

Në këtë rast, meqë vjehrri nga Amerika ka marrë përsipër të paguajë shpenzimet, nënës së dhëndrit në Kuvend i mbetet vetëm të falënderojë krushkun. Një epilog tipik ku politika përzihet me luksin familjar dhe ku transparenca publike përplaset me pretendimin se gjithçka është thjesht private.

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme