Lifestyle 7 May 2026, 09:09 Nga VNA

“Daddy” në Greqinë e lashtë? Traileri i ri i “Odisea” përçan fansat e Nolan

Ndaje në Whatsapp
“Daddy” në Greqinë e lashtë? Traileri i ri i

Traileri i ri i filmit “The Odyssey” të Christopher Nolan ka ndezur debat në rrjet, jo për betejat apo estetikën epike, por për diçka shumë më të thjeshtë: thekset amerikane dhe dialogun modern në një histori të vendosur në Greqinë e lashtë.

Adaptimi i poemës së Homerit, me Matt Damon në rolin e Odiseut, u prezantua me një trailer të errët, plot mjekra, ciklopë dhe skena lufte. Por momenti që ka shkaktuar më shumë reagime është një fjali e personazhit Antinous, i luajtur nga Robert Pattinson, drejtuar Telemakut të interpretuar nga Tom Holland:

“You’re pining for a daddy you didn’t even know…”

Përdorimi i fjalës “daddy” në një epikë homerike ka shkaktuar tallje dhe mosbesim në rrjetet sociale, ndërsa shumë komentues kritikojnë edhe faktin që personazhet flasin me thekse amerikane dhe me një gjuhë që tingëllon më shumë si Hollywood modern sesa si mitologji antike.

“Për një film kaq të madh si The Odyssey, do mendoje se dialogu do tingëllonte më pak modern”, shkroi një përdorues në Reddit. Të tjerë e cilësuan përdorimin e thekseve amerikane si “shqetësues” dhe jashtë atmosferës së Greqisë së lashtë.

Megjithatë, disa fansa mbrojnë Nolanin, duke sugjeruar se zgjedhja mund të jetë e qëllimshme, për ta bërë historinë më të afërt me publikun modern.

Filmi është projekti i parë i Nolan pas suksesit të “Oppenheimer”, që i solli Oscar-in, dhe konsiderohet një nga prodhimet më të pritura të vitit 2026. Ai është gjithashtu filmi i parë i xhiruar tërësisht me kamera IMAX.

Në një intervistë për emisionin e Stephen Colbert, Nolan tha se epikat homerike janë pararendëset e kulturës moderne të superheronjve.

“Homeri ishte Marvel-i i kohës së vet”, u shpreh ai, duke krahasuar autorin legjendar me George Lucas.

“The Odyssey” pritet të dalë në kinema më 17 korrik 2026. Dhe po, interneti ende nuk e ka kaluar traumën e “daddy”.

Video

“Bëhen natën, harrohen ditën.” Pas dhunës brutale të policisë ndaj të rinjve, Edi Rama u zgjua edhe këtë mëngjes me idenë se mund të bëjë dialog.

Aleksandar Vuçiç zgjodhi këngët dhe vallet për t’u përshëndetur me punonjësit e Presidencës së Serbisë, përpara dorëheqjes nga posti. Ai shfaqet duke kënduar dhe kërcyer me bashkëpunëtorët gjatë një pritjeje lamtumire.

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme