Lifestyle 23 August 2025, 09:16 Nga VNA

Beyonce shitëse, JLo punonjëse lavanderie – AI tregon se si do të dukeshin yjet e famshëm si njerëz të zakonshëm!

Ndaje në Whatsapp

Beyonce shitëse, JLo punonjëse lavanderie – AI tregon se si do

Faqja e njohur Evolving AI ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një video të krijuar përmes inteligjencës artificiale, ku shfaqen disa prej yjeve më të mëdhenj të Hollywood-it nëse do të ishin njerëz të zakonshëm që kryejnë punë të përditshme.

Në videon e publikuar, Kim Kardashian shihet si pastruese, Jennifer Lopez si punonjëse lavanderie, ndërsa Brad Pitt paraqitet si një ngarkues malli në magazine, shkruan telegrafi. Po ashtu, fansat u habitën edhe me transformimin e Dwayne “The Rock” Johnson, i cili shfaqet si pastrues veturash.

Ky interpretim unik i inteligjencës artificiale ka shkaktuar shumë reagime e buzëqeshje tek shikuesit.

Shumë prej tyre kanë komentuar se videoja i afron të famshmit me realitetin e njerëzve të zakonshëm, duke treguar se edhe yjet e Hollywood-it mund të duken si “njëri prej nesh” në rrethana të caktuara./Bordo

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme