Lifestyle 21 April 2026, 07:19 Nga VNA

Anne Hathaway shpallet “gruaja më e bukur në botë 2026” nga revista People

Ndaje në Whatsapp
Anne Hathaway shpallet “gruaja më e bukur në botë

Aktorja e njohur e Hollywood-it, Anne Hathaway, është vlerësuar nga revista “People” si “gruaja më e bukur në botë për vitin 2026”, një titull që e rikthen edhe një herë në qendër të vëmendjes globale.

43-vjeçarja, e cila u bë e famshme me “The Princess Diaries” në fillim të viteve 2000, ka ndërtuar ndër vite një karrierë të pasur në kinematografi. Ajo ka luajtur në projekte të suksesshme si “Brokeback Mountain”, “Alice in Wonderland” dhe “Les Misérables”, film për të cilin u nderua edhe me çmimin Oscar.

Këtë vit, Hathaway pritet të jetë pjesë e pesë produksioneve të reja, mes tyre edhe vazhdimi i shumëpritur “The Devil Wears Prada 2”, i cili do të publikohet më 1 maj.

Në kopertinën e revistës, ajo shfaqet elegante me një fustan të zi të zbukuruar me pupla, krijim i Tamara Ralph, ndërsa ka ndarë edhe një “playlist” personale me artistë si Bad Bunny, Billie Eilish dhe Madonna.


Duke folur për rrugëtimin e saj profesional, aktorja ka rrëfyer se në fillimet e karrierës ishte tepër kritike ndaj vetes, por me kalimin e viteve ka ndryshuar mënyrën se si e sheh punën dhe jetën. “Pas të 40-ave gjeta një ekuilibër tjetër dhe fillova ta shijoj më shumë çdo gjë që bëj”, është shprehur ajo.

Hathaway ka theksuar se një pjesë e madhe e suksesit të saj lidhet me jetën personale dhe familjen, bashkëshortin Adam Shulman dhe dy djemtë e tyre, Jonathan dhe Jack, të cilët e mbajnë gjithmonë të lidhur me realitetin.

Megjithë arritjet e shumta, ajo pranon se pasiguritë nuk mungojnë. “Ndihem shpesh në kufi të rrezikut, por kjo më mban gjallë si artiste dhe më shtyn të eci përpara”, ka thënë aktorja.

Video

Taulant Balla, më i bindur se Edi Rama: Dorëheqja nuk ndodh kurrë!

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni për një padi që ka bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës. Pacolli ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi. Çështja e aeroportit është tashmë në arbitrazh.

Protesta në 14:00, “armatë” policësh drejt qendrës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme