Lifestyle 3 September 2025, 07:27 Nga VNA

Anna Wintour zgjedh pasardhësen, kush do të jetë kryeredaktorja e re e Vogue!

Ndaje në Whatsapp
Anna Wintour zgjedh pasardhësen, kush do të jetë kryeredaktorja e

Pas më shumë se 30 vitesh në krye të Vogue US, Anna Wintour duket se ka vendosur për pasardhësen e saj në drejtimin e edicionit amerikan të revistës më të famshme të modës.

Sipas raportimeve, Chloe Malle, 39 vjeçe, aktualisht redaktore e Vogue.com dhe e vlerësuar shumë nga stafi, është zgjedhur për të marrë drejtimin e përmbajtjes editoriale. Vendimi pritet të shpallet zyrtarisht brenda javës, edhe pse emri i saj ka qarkulluar prej kohësh si kandidatura kryesore.

Për ata që nuk e dinë, Chloe është vajza e aktores së njohur Candice Bergen dhe regjisorit Louis Malle, çka e ka rritur në një botë arti, elegance dhe kulture.

Ndërkohë, Anna Wintour do të vijojë të mbajë rolin e saj si drejtoreshë e përgjithshme e përmbajtjes për Condé Nast dhe drejtoreshë globale e Vogue. Ajo është shprehur më herët se kënaqësia më e madhe e karrierës së saj ka qenë “të mbështesë brezin e ri të redaktorëve të apasionuar për të sjellë idetë e tyre”. Zgjedhja e Chloe Malle duket si vazhdim i kësaj filozofie./Bordo

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme