Lifestyle 9 May 2026, 17:51 Nga VNA

Adrian Gaxha bëhet baba për herë të parë, ndan lajmin e ëmbël me ndjekësit

Ndaje në Whatsapp

Këngëtari i njohur Adrian Gaxha dhe partnerja e tij, Sidorela Dauti, kanë përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës së tyre, duke u bërë prindër për herë të parë.

Artisti, i cili zakonisht e mban jetën private larg vëmendjes publike, këtë herë ka zgjedhur ta ndajë lajmin e bukur me ndjekësit në rrjetet sociale.

Përmes një postimi emocional në Instagram, Gaxha publikoi një fotografi të veçantë ku shihet dora e foshnjës duke shtrënguar lehtë dorën e prindërve, duke konfirmuar ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

“Mirë se erdhe”, ka shkruar këngëtari në përshkrimin e postimit, duke zbuluar kështu emocionin e madh të këtij momenti të paharrueshëm.

Lajmi është pritur me shumë urime dhe reagime të ngrohta nga ndjekësit dhe miqtë e çiftit. Mes tyre kanë spikatur urimet e figurave publike si Blero Muharremi, Argjentina Ramosaj, Vesa Smolica dhe Egzona Rafuna, të cilët i kanë uruar jetë të gjatë dhe të lumtur të porsalindurit.

 

 

Adrian Gaxha bëhet baba për herë të parë, ndan lajmin e

Video

“Bëhen natën, harrohen ditën.” Pas dhunës brutale të policisë ndaj të rinjve, Edi Rama u zgjua edhe këtë mëngjes me idenë se mund të bëjë dialog.

Aleksandar Vuçiç zgjodhi këngët dhe vallet për t’u përshëndetur me punonjësit e Presidencës së Serbisë, përpara dorëheqjes nga posti. Ai shfaqet duke kënduar dhe kërcyer me bashkëpunëtorët gjatë një pritjeje lamtumire.

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme