Lifestyle 3 October 2025, 17:55 Nga VNA

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë tetor, nga rikthimi i Daniel Day-Lewis te roli dramatik i Dwayne Johnson

Ndaje në Whatsapp

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë

BBC Culture ka përzgjedhur 12 nga filmat më të shumëpritur të muajit tetor, dhe lista përmban rikthime të mëdha, drama të fuqishme dhe surpriza të pazakonta. Ja cilët janë disa prej tyre:

“The Smashing Machine” – Dwayne Johnson në rolin më serioz të karrierës

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë

I njohur për filmat aksion me buxhet të madh, Dwayne “The Rock” Johnson këtë herë vjen në një dramë biografike të errët, ku interpreton luftëtarin legjendar të arteve marciale Mark Kerr. Filmi trajton jo vetëm betejat në ring, por edhe luftën me varësinë dhe problemet mendore. Emily Blunt luan partneren e tij.


“Anemone” – Rikthimi i madh i Daniel Day-Lewis pas pensionimit

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë

Pas 7 vitesh mungesë, fituesi i trefishtë i Oscar rikthehet në ekran nën regjinë e të birit, Ronan Day-Lewis. Filmi rrëfen jetën e një ish-ushtari të izoluar në fshat, derisa e shkuara i troket sërish në derë. Në kast marrin pjesë edheSean Bean dhe Samantha Morton.

 “Roofman” – Historia e vërtetë dhe e çmendur e grabitësit të fast-food-eve

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë

Channing Tatum luan Jeffrey Manchester, i njohur si “Roofman”, një ushtarak që grabiste restorante duke hyrë nga çatitë, më pas arratiset nga burgu dhe fshihet… në një dyqan lodrash. Një komedi dramatike me Kirsten Dunst.

 

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë

 “Tron: Ares” – Universi dixhital rikthehet pas 15 vitesh

Jared Leto protagonizon pjesën e tretë të sagës kult “Tron”, ku një qenie virtuale shfaqet në botën reale. Me tematika aktuale mbi inteligjencën artificiale.


 “John Candy: I Like Me” – Dokumentari që i bën homazh gjigantit të komedisë

Me intervista nga Tom Hanks, Steve Martin, Bill Murray e të tjerë, dokumentari sjell portretin e ngrohtë të aktorit të ndjerë John Candy.

 “After the Hunt” – Julia Roberts në garë për Oscar?

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë

Në dramën e re të Luca Guadagnino, dy profesorë (Julia Roberts dhe Andrew Garfield) përballen me një akuzë të rëndë brenda universitetit, duke hapur tema si abuzimi, morali dhe pushteti.

Lista vazhdon me tituj si “Kiss of the Spider Woman”, “If I Had Legs I’d Kick You”, fituesin e Cannes “It Was Just an Accident”, “Bugonia” me Emma Stone, biografinë “Springsteen: Deliver Me from Nowhere” dhe adaptimin modern të “Hedda”.

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme