Kronika 16 April 2026, 21:18 Nga VNA

Zjarri te “Arlis”, Lala: ndërtime problematike, materiale të dyshimta dhe përpjekje për ta mbyllur shpejt çështjen

Ndaje në Whatsapp
Zjarri te “Arlis”, Lala: ndërtime problematike, materiale

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për hetimet që po zhvillohen pas djegies së pallatit në kompleksin "Arlis". 

Lala deklaroi se ka përpjekje për ta banalizuar çështjen. 

"Nuk ka një definicion për shkakun, por dyshime të arsyeshme se ka rënë në katin e parë në një market dhe për shkak të materialeve të përdorura për fasadën ka patur përhapje të menjëhershme. 

Është shpallur në kërkim biznesmeni Armand Lilo, personazh që ka ndërtuar në pjesën më të madhe të Tiranës. Po kryehen akt ekspertime. Është përdorur material jo i certifikuar.

Ka patur problematika me shtesat e pallatit, leja është marrë ndryshe, rrugës ka patur shtesë të lejes, është bërë legalizim.

Ka të bëjë edhe me momentin e ndërhyrjes, ka patur problematika sa i përket zjarrëfikëses edhe pse autoritetet nuk e pranojnë një gjë të tillë. U desh 15-20 min që të futej zjarrëfikëse.

Janë ndaluar administratori, inxhinier dhe administratorja e marketit.

Është Big Market në katin e parë dhe është arrestuar administratorja. Për mua arrestimet janë shumë të nxituara.

Tentativat për ta banalizuar janë të mëdha. Ka shumë probleme kjo histori. Kur kemi ndërtime me cilësi skandaloze… Për të marrë në dorëzim kur mbaron një pallat, duhet certifikuar, kalon në disa faza. Në rastin konkret, Arlis ndërtim ka dalë jashtë lejes së ndërtimit

Takova banorët, kanë humbur gjithcka. Më tha një çift i ri, na kanë ikur të gjithë kujtimet e jetës. Nga fotot, dokumentacioni, gjithçka. E gjithë jeta e tyre u shkatërrua për shkak të babëzisë së një biznesmeni që ka përdorur materiale surrogate. Ka me dhjetëra pallate ku janë përdorur materiale të tilla. ", deklaroi Lala. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme