Kronika 9 October 2025, 12:22 Nga VNA

Zjarri shkrumbon stallën dhe 170 dele në Çërravë të Pogradecit

Ndaje në Whatsapp
Zjarri shkrumbon stallën dhe 170 dele në Çërravë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht. Si pasojë e zjarrit, janë djegur të gjalla mbi 170 dele, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për pronarin.

Stalla ndodhej në një zonë të izoluar, larg banesave të fshatit, çka ka bërë që zjarri të vihet re vetëm në orët e para të mëngjesit nga vetë pronari. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme