Kronika 6 August 2025, 21:11 Nga VNA

Zjarri përfshin zonën mbi varrezat në Dhërmi, pranë banesave dhe ullishteve

Ndaje në Whatsapp
Zjarri përfshin zonën mbi varrezat në Dhërmi, pranë

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme mbi varrezat e fshatit Dhërmi, duke rrezikuar zonën përreth. Flakët janë përhapur pranë ullishteve dhe disa banesave, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për dëme në njerëz apo pronë, megjithëse zjarri ndodhet shumë afër zonës së banuar.

Forcat zjarrfikëse dhe autoritetet vendore ndodhen në terren, duke punuar për shuarjen e flakëve dhe nisjen e hetimeve mbi shkaqet e rënies së zjarrit.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme